Nga: Moikom Zeqo (pjesë nga Libri i sinopseve)
Kur mbushi tetëdhjetë vjeç, poeti Jeronim De Rada e shkroi një farë autobiografie, pra bëri një rikthim drejt zanafillave. Flet për një stërgjysh të quajtur Pjetër Anton Rada prej Shqipërisë, nga i cili ruhet në arkivin e Venedikut një dokument i vitit 1300, më saktë një kontratë shitblerjeje me Dogjën. Flet për Kapelën e Radave, ndërtuar më 1460. Gjithashtu dhe për emblemën e shtëpisë së lashtë, që ka Lisin e Dodonës mbi një fushë të bardhë, si të guelfëve (edhe Dantja qe guelf). Ky është një parashtrim i thjeshtë të dhënash, një trazim historik për fisin e tij.
Ajo që më ka bërë përshtypje duke lexuar kujtimet e De Radës është një fakt tjetër, ndoshta shumë i rëndësishëm, pa kuptimet zanafillore. Kur ishte shtatë vjeç, De Rada ende një fëmijë i imët, lëvizte në natyrë. Shoqëronte gjyshin e tij i cili e donte shumë. Gjyshi kishte një pelë të bardhë plakë. Poeti tregon se njëherë arritën në një vend të thurur, në një farë gardhi, mesa duket në një stan jashtë katundit.
De Rada fëmijë u përpoq që të hapte hyrjen e gardhit, por nuk mundi dot dhe u rrëzua. Atëherë ndodhi diçka e papritur. Pela që ishte pranë fëmijës hapi gojën dhe e kapi me kujdes kokën e tij, pa e dëmtuar fare me dhëmbët e saj, e ngriti lart në ajër dhe e lëshoi me kujdes gati mistik pas gardhit. Ky është një rast që fton për një meditim. Mund të kishte ndodhur që pela, që mbajti në gojën e saj kokën e fëmijës, të ishte treguar e pakujdesshme, madje t’ia copëtonte kafkën. Copëtimi i kafkës do të kishte pasojë tragjike në histori. Botës do t’i mungonte përfundimisht poeti De Rada, letërsia nuk do ta kishte Milosaon dhe mrekulli të tjera poetike. Por, pela veproi ndryshe. Ndoshta ajo e pati vetëtimthi ndjesinë e mëmësisë, ndjeu një alarm dhe një dëshirë të papërmbajtur për të ndihmuar fëmijën, si të qe një mëz i saj i pafuqishëm dhe delikat.
Këtu kemi të bëjmë me një mister, që në mënyrë të rëndomtë e klasifikojmë si rast. A mund të jetë thjesht një trill e gjithë kjo histori, krejt e parëndësishme për të tjerët, por jo për fëmijën De Radë? Me një dell simbolik, por ndoshta edhe mitik, mund të thuhet me fantazi të ndezur dhe të papërmbajtur se pela e bardhë nuk ishte gjë tjetër, veçse një nga ato kafshët hyjnore të racës së kalit Pegas, që për poetët është emblema zoomorfe e poezisë në Parnas. Dihet simbolika e kafshëve ungjillore, që për një pashpjegueshmëri gjithashtu mistike, përfaqësojnë apostujt. Pela e bardhë e De Radës e kreu aktin e saj, e zotëruar nga një profeci absolute e së ardhmes. Ajo e kapi fëmijën pikërisht në pjesën më delikate dhe intelektuale, nga koka, diçka e ngjashme me gjestin e një mamie që ndihmon nxjerrjen e një fetusi të gjallë, të një jete të re nga mitra e së ëmës. Ky krahasim është tundues, por dhe i besueshëm. Gardhi qe thjeshtëzimi, ose një metamorfozë, në dukje krejt e rëndomtë, e malit të jashtëzakonshëm të Parnasit. Duke e shënuar këtë rast unik në formën e një sinopsi, mua mu kujtuan të gjitha rastet e kuajve të famshëm në historitë e pafundme të botës. Vlen të shkruhet diçka për pelën e De Radës, ashtu si Xhonatan Suifti qe shkroi republikën utopike të kuajve që zotëronin një humanizëm më madhështor dhe se të njerëzve.
Ky sinops tregimi ka karakter epigramatik. Mund të jetë dhe subjekti i një poeme drithëruese, plot parandjenja dhe metafora të ndritshme. Pela largpamës e shmangu versionin e një aksidenti, duke garantuar jetëgjatësinë e fëmijës deri në moshën e një patriarku. Mbase ajo parandjeu vegimthi, por me një qartësi absolute se ky fëmijë do të ishte poeti i madh; pela ndërmjetësoi, pa mburrje, thjeshtësisht dhe mrekullisht, që ky fëmijë të mbante në amshim në tëmthat e kokës, prekjen e lehtë të një dashurie të parrëfyeshme të dhëmbëve të saj, që fëmija të kapërcente një pengesë, të mos merrte parasysh hapjen e hyrjes (që në të vërtetë nuk funksionoi) të një gardhi të thjeshtë të thurur prej degëzave të prera të pemëve dhe të shkurreve. Por, edhe gardhi e ka një konotacion. Fëmija De Radë e kapërceu këtë gardh dhe fare mirë mund të metaforizohet si caku i shekujve të errët ku mungonte poezia e shkruar, për të çelur një epokë të re madhështore të poezisë. Heroi Milosao do të shfaqej përherë në vegimet e lexuesve, i hipur pikërisht mbi këtë pelë të bardhë. Por, askush nuk mund të thotë se Milosao nuk është gjë tjetër veçse rimishërimi i vetë poetit të madh De Radë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve
Higjiena ndër shekuj: Luigji XIV u la dy herë gjatë gjithë jetës!

Fotografitë ikonike të revistës “Face”

Kundër flokëve të gjatë

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

Përdorimi i fjalëve të huaja dhe disa huazime të sotme në gjuhën shqipe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit