LAJMI I FUNDIT:

Pekmez me flokët e princeshës Diana

Pekmez me flokët e princeshës Diana

Në kuadër të një ekspozite të arteve, të organizuar në Londër, është ekspozuar edhe “kult pekmezi”, i cili sipas autorit Sam Bompas, njërin prej përbërësve e ka nga flokët e princeshës së ndjerë Diana.

Kavanozi i rëndë dy kilogramë e gjysmë në të njëjtën kohë është edhe ushqim edhe vepër arti, ndërsa kushton vetëm 6 euro.

Sipas autorit, në pekmez gjenden fije të holla të flokëve të princeshës së ndjerë nga Walesi dhe pak xhin, i cili në kombinim me qumësht dhe sheqer jep prodhimin të ngjashëm me qumështin e kondezuar. Bompas kishte blerë flokët në “eBay” për 2 euro.

Organizatori i ekspozitën në të cilën Sam Bompas ekspozoi kavanozin e tij të pekmezit kërkuan nga ai ta bëjë ndonjë ushqim i cili do t’i përgjigjej temës surrealiste, kështu që kuzhinier i njohur është i njohur për banketet e tij vendosi ta marrë prodhimin më të njohur britanik dhe ta shndërrojë në diçka bizare.


Në këtë mënyrë ai ka ndërmend tua rikujtoj vizitorëve të ekspozitës për industrinë e reklamave si dhe në faktin se si gjuha ndikon në përvojën e ushqimit të përditshëm. /Telegrafi/