LAJMI I FUNDIT:

PDK në Prizren: LVV nuk ka kapacitete menaxhuese, komuna nuk fitoi as minimumin e pikëve për Grantin e Performancës

PDK në Prizren: LVV nuk ka kapacitete menaxhuese, komuna nuk fitoi as minimumin e pikëve për Grantin e Performancës

Partia Demokratike në Prizren përmes një komunikate për medie ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka aftësi menaxhuese dhe se Komuna e Prizrenit nuk ka arritur as minimumin e pikëve për të konkuruar për Grantin e Performancës Komunale, ku u ndanë 4.9 milionë euro shpërblim për komunat me performancën më të mirë.

Sipas njoftimit, në vlerësimin e performancës nga ministria, Prizreni është vendosur në vendin e 23-të.

“Sikur që po vërehet, Komuna e Prizrenit nuk e ka arritur as minimumin e pikëve, për të konkuruar e lëre më për të fituar. Po ashtu një vlerësim tjetër i performancës së Komunave nga Ministria respektive, bazuar në kriteret relevante të matjes së performancës, e ka vendosur Komunën e Prizrenit në vendin e 23-të, që është nën mesataren, si dhe në vendin e 24-të Prishtinën. Sipas një klasifikimi tjetër, Komuna e Prizrenit është ranguar në vendin e 10-të në nivel vendi, sa i përket performancës për shërbimet administrative”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e PDK-së në Prizren.


PDK-ja në Prizren njofton se para Komunës së Prizrenit, kanë dalur disa komuna më të vogla si: Rahoveci që është radhitur i pari, pastaj Suhareka, Vitia, Istogu, Lipjani etj.

“Specifikisht po i përmendim këto 2 komuna: Prizrenin dhe Prishtinën, sepse Prishtina ka qenë e udhëhequr nga VV dhe po dëshmohet se përveç mungesës së kapaciteteve menaxhuese dhe resurseve humane, problem mund të kenë edhe ideologjinë dhe mungesën e një koncepti të avancuar qeverisës”, thuhet në komunikatë.

Qyteti i Prizrenit, sipas PDK-së atje, në vazhdimësi po ballafaqohet me pasoja të kësaj filozofie dhe mënyre të qeverisjes, ku sipas tyre asgjë nuk respektohet, përfshirë këtu edhe partnerët e koalicionit që e sollën në pushtet kryetarin aktual.

“Rangimet e Komunave bazuar në matje të performancës sipas kritereve, janë argumente që e mbështesin këtë pohim e që Komuna e Prizrenit ka dalur shumë keq”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori