Drejtorët e Arsimit nga radhët e PDK-së në nivel komunal, kanë mbajtur këtë të martë një konferencë për media në të cilën kanë shprehur pakënaqësinë e madhe me propozimin e fundit të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci në lidhje me furnizimin me tekstet shkollore për nxënës.
Besianë Musmurati, Drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Prishtinës, ka thënë se çdo ditë e më shumë po e shohin që “Qeveria dhe Ministria e Arsimit janë të paafta të çojnë përpara çfarëdolloj politike arsimore”.
Sipas saj, propozimi i ri i Ministrisë së Arsimit për rimbursimin e prindërve për blerjen e librave është shembulli i fundit dhe më i freskët i keq-qeverisjes në arsim, ashtu si edhe në sektorët tjerë.
“Tentativat për të fshehë dështimin në arsim me arsyetime e fshehje pas gabimeve të së kaluarës duhet të marrin fund. Gabimet nuk përmirësohen me gabime më të mëdha. Prindërit gjithandej nëpër Kosovë janë tejet të shqetësuar me situatën e re e cila pritet të krijohet – ku edhe shtatori i dytë nën qeverisjen Kurti po i gjen nxënësit me probleme për të nisur vitin shkollor”, ka thënë Musmurati.
Më tutje, ajo ka shtuar se mbi 300 mijë familje kosovare do të detyrohen t’i blejnë librat për fëmijët e tyre – të pasigurt nëse ndonjëherë do t’u rimbursohen ato të holla, apo nëse ato do të jenë të mjaftueshme për të blerë librat.
“Në vend se Qeveria ta zvogëlojë barrën financiare të shkollimit të fëmijëve prindërve kosovarë, ajo po kontribuon që të dëmtohen financiarisht edhe prindërit, po edhe vetë buxheti i shtetit. Ministria e Arsimit po përpiqet që dështimin e tyre për furnizim të nxënësve me libra ta mbulojë me arsyetime e improvizime”, ka thënë Musmurati.
Ajo ka theksuar se nga ky veprim i Ministrisë do të ketë të paktën tri pasoja të mëdha, të cilat sipas saj do t’i vuajnë nxënësit dhe prindërit.
“E para, vendimi i ministres Nagavci do të prodhojë vonesa dhe mësimi do të fillojë pa tekste shkollore. Së dyti, ky vendim i Qeverisë Kurti do të prodhojë humbje efektive të mësimit. Së treti, do të ketë shpenzime edhe më të larta për prindërit dhe vetë shtetin e Kosovës”, ka thënë Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës.
Siç ka deklaruar ajo, të gjithë e dinë se mësimi fillon me 1 shtator, andaj “e gjithë kjo situatë është pasojë e keqmenaxhimit të dikasterit nga ana e Ministres Nagavci”.
“Në asnjë variant, çmimi i blerjes së librave me pakicë nuk do të jetë më i ulët se blerja me shumicë. Prandaj, çmimi i librave do të rritet, dhe atë barrë të shtuar financiare do ta paguajnë prindërit. Rrjedhimisht, Ministrja Nagavci ka anuluar një proces kinse për të kursyer buxhetin, por e ka zëvendësur atë me një proces që kushton shumëfish më shumë. Edhe pse Qeveria e arsyeton këtë veprim duke e quajtur “luftë kundër monopoleve”, në fakt ajo po i shpërblen ato që ajo i quan monopole me çmime shumëfish më të larta”, ka thënë ajo.
Musmurati ka treguar se libri i abetares, esencial për nxënësit e klasës së parë, me shumicë, Ministria vitin e kaluar e ka blerë me rreth 7 euro, kurse me pakicë prindërit do ta blejnë nëpër librari me 11 euro.
“Kjo do të thotë për çdo abetare të blerë, prindërit do të paguajnë 4 euro më shumë. Po ashtu, libri Shoqëria dhe Mjedisi për klasët e treta është blerë vitin e kaluar me rreth 6 euro nga Ministria, ndërsa çmimi i librit të njëjtë në librari për prindërit është rreth 8 euro. Prapë prindërit do të paguajnë më shtrenjtë sesa Ministria. Me një kalkulim bazik, kjo do të thotë që në mesatare, mbi 20% më shtrenjtë do të paguajnë prindërit, rrjedhimisht, me një përqindje të tillë do të dëmtohet buxheti i shtetit. Pra, do të ketë vonesa, humbje të mësimit dhe rritje të çmimeve”, ka thënë Musmurati.
Në fund, Drejtoresha e Arsimit nga radhët e PDK-së në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka thënë se kjo qasje e Ministrisë është recetë për rrëmujë dhe kaos që do t’i japë një tjetër goditje sektorit të arsimit, e jo reformë e mirëfilltë që ofron zgjidhje për problemet dhe sfidat në këtë sektor.
“Prandaj është e domosdoshme që Ministria e Arsimit që të sigurojë sa më parë librat shkollorë, që mësimi të fillojë në kohë, e që humbjet e orëve të mos përsëriten sikur vitin e kaluar. Barrën e keqmenaxhimit të ministrisë do ta bartin nxënësit në mësimnxënie dhe prindërit në financim të librave”, ka përfunduar ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania