LAJMI I FUNDIT:

PDK-ja i kundërpërgjigjet VV-së: Jepni llogari qytetarëve për punësimin e kundërligjshëm të 486 njerëzve

PDK-ja i kundërpërgjigjet VV-së: Jepni llogari qytetarëve për punësimin e kundërligjshëm të 486 njerëzve

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prishtinë, i është kundërpërgjigjur Lëvizjes Vetëvendosje.

Përmes një komunikate dërguar mediave, PDK-ja e Prishtinës, thotë se Lëvizja Vetëvendosje vetëm po provon t’i shmangët llogaridhënies për punësimin e kundërligjshëm gjatë dy vjetëve të 486 njerëzve me kontrata për shërbime të veçanta, ku shërbim i veçantë për shumicën e tyre ka qenë vetëm hedhja e molotovit, gurëve dhe shkatërrimi i pronës publike e private në Prishtinë.

Kjo është komunikata e plotë e Degës së PDK-së në Prishtinë:


Lëvizja Vetëvendosje, pas ikjes disaditore prej debateve politike, me shpresë se po u shpëtojnë me lehtë skandaleve në qeverisjen e Prishtinës, sot paska lëshuar një fletërrufe politike pa e dhënë asnjë sqarim rreth punësimit partiak të qindra militantëve të bandës kriminale të Dardan Molliqajt në Komunën e Prishtinës.

Duke u fshehur pas fjalorit të zakonshëm politik, që tashmë ua kanë mësuar gjithë qytetarët e vendit, Lëvizja Vetëvendosje vetëm paska provuar t’i shmangët llogaridhënies për punësimin e kundërligjshëm gjatë dy vjetëve të 486 njerëzve me kontrata për shërbime të veçanta, ku shërbim i veçantë për shumicën e tyre ka qenë vetëm hedhja e molotovit, gurëve dhe shkatërrimi i pronës publike e private në Prishtinë.

VV: Shpifjet e PDK-së, produkt i frikës nga humbja e pushtetit
Lexo po ashtu VV: Shpifjet e PDK-së, produkt i frikës nga humbja e pushtetit

Qeverisja e korruptuar e Lëvizjes Vetëvendosje dhe e arkëtarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, për shkak të përpjekjeve destabilizuese dhe dhunës së ushtruar, atyre u kishte siguruar një terren të përshtatshëm për ta keqpërdoruar paranë publike, pa u marrë askush me ta, duke paguar militantë të dhunshëm dhe duke u dhënë tenderë njerëzve të afërt të tyre.

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prishtinë, do t’i bëjë publike të gjitha këto dhe qytetarët e Prishtinës shumë shpejt do ta kuptojnë se kush ka qenë kryetari i vërtetë i tyre.

Ne kërkojmë nga Komuna e Prishtinës apo edhe nga urdhërdhënësi i Shpend Ahmetit që ta bëjnë publike listën e plotë të të punësuarve me kontrata për shërbime të veçanta dhe t’u japin përgjigje qytetarëve të Prishtinës për mbingarkimin e administratës me militantë të tyre prej komunave të tjera të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bora në viset malore, vazhdon pastrimi i trotuareve dhe hyrjeve në zonën e vilave në Brezovicë

Bora në viset malore, vazhdon pastrimi i trotuareve dhe hyrjeve në zonën e vilave në Brezovicë

Lajme
Votat me postë, qendrat e votimit, numri i vëzhguesve - Elezi nga KQZ flet për procesin zgjedhor

Votat me postë, qendrat e votimit, numri i vëzhguesve - Elezi nga KQZ flet për procesin zgjedhor

Lajme
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme
Stoilkoviq do ta përmirësojë tekstin ku shkruan

Stoilkoviq do ta përmirësojë tekstin ku shkruan "Kosova dhe Metohija": Si serb kurrë nuk do ta pranoj Republikën e Kosovës

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Osmani nuk tregon nëse do të merr pjesë në inaugurimin e presidentit Trump

Osmani nuk tregon nëse do të merr pjesë në inaugurimin e presidentit Trump

Lajme
Kalo në kategori