Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, përmes një komunikate ka reaguar ashpër pas largimit nga puna të pesë veteranëve të UÇK-së të angazhuar në sigurimin e parkingut të komunës.
Sipas tyre, këta pesë ish ushtarë përmes kësaj pune kanë siguruar ekzistencën e tyre kurse kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i ka përzënë nga aty.
Para disa muajsh sipas tyre, disa të afërm të Bahtirit e kishin sulmuar dhe rrahur fizikisht njërin prej atyre djemve në vendin e punës, ndërsa tash i ka larguar tërësisht nga puna.
PDK në Mitrovicë qasja e Bahtirit ndaj ish luftëtarëve të UÇK-së nuk dallon prej qasjes së tij të zakonshme e mashtruese dhe jodinjitoze ndaj qytetarëve të kësaj komune.
Qytetarëve sipas tyre iu kishte premtuar 15 mijë vende të reja të punës kurse veteranëve ju kishte premtuar veturën e tij zyrtare, por asnjërën nga këto dy premtime nuk e kishte realizuar.
Sipas tyre qytetarëve të Mitrovicës kamionët me targa nga Serbia që para disa muajve kanë rregulluar ndriçimin publik ua kujton se në Mitrovicë kishte punë për ta, por jo për ish ushtarët e lirisë.
Bahtirit sipas PDK-së nuk po i mjafton që e ka degraduar qytetin e minatorëve si në arsim, shëndetësi, kulturë, duke e kthyer tash për të atakuar edhe vlerat e luftës së UÇK-së.
Dega e PDK-së në këtë qytet kërkon nga Bahtiri që të gjej zgjidhje për veteranët e UÇK-së dhe të mos i largojë nga puna në të kundërtën ai do të zgjoj një reagim qytetar në Mitrovicë, meqë mitrovicasit nuk do të tolerojnë në pafundësi të cenohet dinjiteti i tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë