LAJMI I FUNDIT:

PDK e gatshme për zgjedhje

PDK e gatshme për zgjedhje

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Basri Musmurati në një prononcim për Telegrafin bëri të ditur se PDK-ja është e gatshme të dal në zgjedhje.

Partia Demokratike e Kosovës, është e gatshme që të dal në zgjedhje, kështu bëri të ditur për Telegrafin sekretari i kësaj partie Basri Musmurati.

Sipas tij, ende nuk ka ndonjë kërkesë  që të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme, por kurdo që shpallen, PDK-ja është e gatshme.


“PDK është e gatshme të dal në zgjedhje të parakohshme, nëse mund të shpallen ato. Nuk mund të mbahen zgjedhjet e parakohshme nëse nuk vendos PDK-ja, pasi është parti kryesore. Deri më tani nuk ka pasur ndonjë arsye të qëndrueshme kur do të mund të organizohen zgjedhjet e jashtëzakonshme”, tha Musmurati për Telegrafin.

Ai gjithashtu tha se ”Partia Demokratike e Kosovës, nuk ka ndonjë qëndrim për të mbajtur zgjedhje të jashtëzakonshme, por nëse vijnë rrethanat dhe vendosin atëherë ne jemi të gatshëm. Ky është dallimi i partisë sonë me të tjerët”, tha ndër të tjera sekretari i PDK-së, Basri Musmurati.

Ndryshe, deputeti i partisë më të madhe në vend (PDK), Nait Hasani, ka thënë se pavarësisht se nuk është pjesë e opozitës, vendi duhet të shkojë në zgjedhje për ta zgjidhur krizën politik. /Telegrafi/