LAJMI I FUNDIT:

“Pati një anomali”, aeroplani me 113 pasagjerë përfshihet nga flakët gjatë ngritjes në një aeroport të Kinës

“Pati një anomali”, aeroplani me 113 pasagjerë përfshihet nga flakët gjatë ngritjes në një aeroport të Kinës

Një aeroplan i Tibet Airlines është përfshirë nga flakët pasi doli nga pista në qytetin jugperëndimor kinez të Chongqing të enjten në mëngjes.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të 113 pasagjerët dhe nëntë anëtarët e ekuipazhit u “evakuuan në mënyrë të sigurt”, tha linja ajrore në një deklaratë.

Më shumë se 40 pasagjerë me lëndime të lehta u dërguan në spital, sipas një deklarate nga Aeroporti Ndërkombëtar Chongqing Jiangbei.


Administrata e Aviacionit Civil të Kinës (CAAC) tha se 36 persona pësuan “mavijosje dhe ndrydhje gjatë evakuimit”.

“Sipas ekuipazhit të fluturimit, aeroplani pati një anomali gjatë ngritjes. Ata e ndaluan ngritjen pas procedurave”, tha CAAC. “Pasi aeroplani doli nga pista, motori u ‘ngjit’ për tokë dhe u përfshi nga flakët. Zjarri është shuar”.

Shkaku i aksidentit është nën hetim dhe operacionet e fluturimit në aeroport janë kthyer në normalitet, ka bërë të ditur aeroporti. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Amerika
Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Amerika
Deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin e Serbisë, shkakton zemërim tek qytetarët

Deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin e Serbisë, shkakton zemërim tek qytetarët

Serbia
Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Evropa
Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Amerika
JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

Amerika
Kalo në kategori