LAJMI I FUNDIT:

Pata dhe demi të pandarë që dhjetë vjet

Pata dhe demi të pandarë që dhjetë vjet

Pronari i fermës ekologjike në krahinën Knapdale në Kees Weytman të Skocisë thotë se para dhjetë vjetësh të gjitha kafshët i mbante të mbyllura në një hapësirë – patat, lopët, kaprojtë dhe derrat. Një natë ndodhi një konflikt dhe njëra nga patat kishte mbetur pa partnerin e saj. Pronari mendonte se fajtor ishte kaprolli, por nuk ishte i sigurt.

Pata e vejë me ditë të tëra nuk e mori veten. Dy javë pas ngjarjes tragjike lindi demi Hamish. Pata iu afrua demit dhe prej asaj dite janë qift i pandarë.

Pata përcjellë demin Hamish kudo që shkon, kështu që Weytman mendon se ata janë të dashuruar.

“Kalojnë shumë kohë së bashku. Pata nuk lejon kafshët tjera t’i afrohen Hamishit. Është xheloze e çmendur”, thotë Weytman. /Telegrafi/