LAJMI I FUNDIT:

Pastruesit gjejnë 100 mijë dollarë në gomë kamioni

Pastruesit gjejnë 100 mijë dollarë në gomë kamioni

Paramendoni të jeni të gjykuar të pastroni rrugë dhe një mëngjes të gjeni 100.000 dollarë në një gomë të hedhur pranë asfaltit. Do ta lajmëronit policinë? Tre pastrues nga Indiana të cilëve kjo u ka ndodhë e kanë bërë pikërisht një gjë të tillë.

Tre pastruesit e rrugëve nga Indiana në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë gjetur 100.000 dollarët në një gomë ta kamionit, në njërën prej rrugëve të shumta të cilat i pastrojnë përditë, mirëpo punëtorët e përgjegjshëm menjëherë kanë lajmëruar autoritetet policore.

Paratë, të gjetura në rrugën Interstate 70, në lindje të Indianapolisit, kanë pasur në vete shenja të drogës, ka dyshuar analiza forenzike të cilën e ka kryer hunda e qenit të policisë. Supozohet, pra, se bëhet fjalë për para nga shitja e narkotikëve, mirëpo nuk dihet se sa gjatë kanë qëndruar pranë rrugës.

Për ndershmërinë e dëshmuar pastruesit kanë marrë një shpërblim të pabesueshëm – falënderimin gojor të detektivit lokal Keith O’Donnell!.