LAJMI I FUNDIT:

Pastrohet Mirusha nga vullnetarët e “Exploring“

Pastrohet Mirusha nga vullnetarët e “Exploring“

Organizata joqeveritare“Exploring”, në kuadër të fushatës së pastrimit të zonave të veçanta nëpër Kosovë, këtë të diel ka ndaluar në Mirushë, për ta pastruar këtë të fundit nga mbeturinat.

Pjesë e këtij organizimi kanë qenë edhe Telegrafi.com, Dream-Curtains dhe Ujë RUGOVE, që i furnizuan vullnetarët me ushqim dhe pije.


Pastrimi i Ujëvarës së Mirushës nuk do të ishte i mundshëm pa vullnetin e ambientalistëve të Exploring.

E organizatorët kanë shprehur dëshirën e tyre, duke thënë se “një ditë do të kemi shoqëri ku nuk kemi nevojë për aktivitetet të tilla, sepse askush nuk do ta ndotë natyrën”. /Telegrafi/