Në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, “Let’s Do It” në bashkëpunim me Lëvizjen Globale “River Cleanup” kanë filluar pastrimin e Lumit Drini i Bardhë në Radavc të Pejës.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në aktivitetet e sotme që u mbështeten nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Meridian Express, morën pjesë edhe shumë vullnetarë të rinj, si dhe nxënës të SHFMU-ve “Lidhja e Pejës” në Novosellë dhe “Hilmosi” në Jabllanicë.
Fillimisht vullnetarët kanë pastruar hapësirat përreth Ujëvarës, për të vazhduar pastaj me pastrimin e një pjese të Lumit Drini i Bardhë, tek ura në Novosellë.
Për “Let’s Do It”, ishte shqetësuese gjendja e biodiversitetit të cilën e hasën aty – peshq të ngordhur, çfarë tregon që cilësia e ujit në atë pjesë të lumit tashmë është në gjendje alarmante dhe urgjentisht duhet ndërmarrë masa. Në aksionet e sotme të pastrimit u përdorën edhe makineri për depërtim në zona më të thella.
Drejtori Ekzekutiv i “Let’s Do It”, Luan Hasanaj, ka thënë se një ndër objektivat kyçe të Organizatës për këtë vit është pastrimi i lumenjve.
Ai u bëri thirrje banorëve të asaj zone për kujdes të shtuar ndaj mjedisit, veçanërisht lumenjve, që vizitohen si atraksione turistike.
“E shohim Lumin Drin që fatkeqësisht është në një gjendje jo të mirë. Qytetarët e pandërgjegjshëm e kanë ndotë dhe këto bukuri të rralla të cilat i ka kjo anë janë shëmtuar nga qytetarë të pandërgjegjshëm. Nga këtu dua t’ju bëj thirrje të gjithë banorëve të kësaj ane që mos ta ndotin këtë lum, sepse prej këtij lumi ujitet toka e të gjithë banorëve këtu prej të cilëve ne ushqehemi. Nëse lumin e kemi të ndotur nënkupton që edhe tokën e kemi të ndotur, do të ndoten edhe produktet të cilat i marrim nga toka. Pra duke pasur ujin e ndotur ne e dëmtojmë shëndetin tonë”, tha Hasanaj.
Ndërsa, Drejtori i Lëvizjes Globale “River Cleanup”, Tomas De Groote, e vlerësoi lartë punën e vullnetarëve, derisa u befasua nga mbeturinat e shumta që janë hedhur në lumë.
“Jam shumë i lumtur të jem këtu me Luanin dhe ekipin e ‘Let’s Do It’. Është e çuditshme të shohim kaq shumë mbeturina të mbledhura me kaq shumë vite, gjithashtu është e mrekullueshme të shohim kaq shumë vullnetarë që kanë ardhur këtu të pastrojnë lumin. Me organizatën ‘River Cleanup’ kemi ambicie të organizojmë pastrimin e lumenjve në gjithë Evropën. Këtë vit kemi 10 lumenj për të pastruar ky është i dyti, para disa javëve e kemi pastruar lumin Volda, është e rëndësishme të them ka me qindra njerëz që po marrin pjesë dhe është e mrekullueshme ta bëjmë këtë me ekipin”, ka thënë Tomas De Groote.
Shaban Ramaj, kryetar i bashkësisë lokale në fshatin Radavc tha se tani e tutje do të kenë një kujdes të shtuar ndaj bukurive natyrore.
Ai kritikoi edhe organet komunale, të cilat kanë detyrë të bëjnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e lumenjve.
“Ne si qytetarë si lokalitet duhet të jemi ma të kujdesshëm, dhe besoj që bashkë me juve e kemi bë një punë të mirë dhe vazhdojmë prapë të organizohemi me organizatën ‘Ta Pastrojmë Kosovën’. Megjithëse kjo është punë që duhet ta bëjë Komuna”, tha ai.
Aktivitetet për pastrimin e Lumit Drini i Bardhë sot janë zhvilluar edhe në komunën e Deçanit, e nesër do të zhvillohen edhe në komunën e Rahovecit e atë të Istogut, poashtu edhe tek Ujëvara e Mirushës, ku parashihen të mbahen edhe aktivitete të tjera, disa prej tyre edhe argëtuese, bashkë me nxënës dhe vullnetarë të shumtë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker