LAJMI I FUNDIT:

Pasojat e sulmeve ruse, pamjet nga droni tregojnë shkallën e shkatërrimit të qytetit Bakhmut

Pasojat e sulmeve ruse, pamjet nga droni tregojnë shkallën e shkatërrimit të qytetit Bakhmut

Gazetari ukrainas Yuri Butusov ka publikuar një video të filmuar nga ajri me dron, ku shfaqen pasojat e sulmeve ruse dhe luftimeve të ashpra në qytetin e Bakhmutit.

Pamjet shfaqin ndërtesat kolektive dhe shtëpitë private që janë shkatërruar nga sulmet raketore të rusëve, transmeton Telegrafi.

Bakhmuti është bërë një lloj pike e “nxehtë”, ku rusët dhe ukrainasit vazhdimisht po luftojnë dhe si pasojë e kësaj edhe vet qyteti është shndërruar në një “qytet fantazmë”.


“Rusët vazhdimisht po sulmojnë. Armiku po shkatërron infrastrukturën civile me artileri dhe mortaja – duke tentuar të fillojë betejën edhe nëpër rrugë”, tha autori i videos së publikuar më poshtë.

Kujtojmë që Butusov që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ka raportuar nga vijat e para të frontit, nga ku ka dhënë informacionet më të fundit mbi humbjet e armikut si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Babai vret të birin pesëvjeçar dhe të bijën dyvjeçare - pastaj kryen vetëvrasje në Neumark të Gjermanisë

Babai vret të birin pesëvjeçar dhe të bijën dyvjeçare - pastaj kryen vetëvrasje në Neumark të Gjermanisë

Evropa
Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Evropa
Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Amerika
Mediumi

Mediumi "Huffingtonpost": Italia propozon modelin e KFOR-it për Ukrainën

Evropa
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e rralla

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e rralla

Evropa
Kalo në kategori