Në Kosovë, gjatë këtij viti, tetë punëtorë kanë humbur jetën në vendin e punës, kurse 35 janë lënduar, bëjnë të ditur për Radion Evropa e Lirë, zyrtarë të Inspektoratit të Punës.
Kryeinspektori i Punës në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Basri Ibrahimi, thotë se rastet më të shpeshta të vdekjeve dhe lëndimeve ndodhin në sektorin e ndërtimtarisë.
“Edhe gjatë vitit 2015, fatkeqësisht sikurse viteve të mëparshme, kemi pasur aksidente në vendin e punës, të cilat kanë rezultuar me vdekje, e disa me lëndime trupore”, thotë Ibrahimi.
Por, të dhëna krejt ndryshe për rastet në fjalë, paraqesin përfaqësuesit e punëtorëve.
Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, në kuadër të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, (BSPK), thotë se gjatë kësaj periudhe, në vendin e punës e kanë humbur jetën nëntë punëtorë, kurse 534 punëtorë janë lënduar.
“Inspektorati i Punës mund të jetë mos i informuar. Ne në këtë rast nuk dëshirojmë që të kritikojmë, sepse pronari nuk i paraqet rastet për t’u ikur përgjegjësive ligjore. Por, sindikata të dhënat i ka marrë nga punëtorët dhe kolegët e tyre”, deklaron Azemi.
Ai ripërsërit shqetësimin e BSPK-së, se punëtorët në sektorin privat janë të rrezikuar për shkak të mungesës së mjeteve mbrojtëse dhe keqtrajtimit apo diskriminimit që iu bëhet nga punëdhënësit.
Sipas Azemit, në bazë të një inspektimi që janë duke realizuar në kompanitë private, rezulton se rreth 95 për qind prej tyre nuk i përmbushin kriteret ligjore që kanë të bëjnë Ligjin e punës.
“Nuk ka kompani, deri më tani, që i plotëson të gjitha kushtet. Derisa në një kompani mungon kontrata e punës, në kompanitë tjetër nuk është bërë pagesa e kontributeve, në anën tjetër nuk paguhet puna shtesë. Deri më tani vetëm në një kompani kemi hasur, që në një farë forme plotësohet dhe paguhet çështja e ushqimit”, bën të ditur Azemi.
Përveç Sindikatës së Punëtorëve, parregullsitë në këtë sektor i tregojnë edhe disa punëtorë.
Besa nga Prishtina, e cila ka përfunduar studimet në Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Fakultetin Filologjik, tregon për Radion Evropa e Lirë, se ka punuar në një dyqan në kryeqytet dhe pas gjashtë muajsh, pa ndonjë paralajmërim, është larguar nga puna. Këtë ia ka kumtuar shefi i saj vetëm pas përfundimit të orarit të punës.
Ajo thotë se punëtorët në sektorin privat janë të diskriminuar dhe nuk trajtohen në mënyrë të duhur.
“Kam punuar gjashtë muaj, paga mujore ka qenë 200 euro. Kemi punuar edhe pas orarit, por asnjëherë nuk jemi paguar për punën jashtë orarit. Kemi pasur edhe ngarkesë psikike nga pronari, pavarësisht faktit se kemi punuar mirë”,rrëfen Besa.
Edhe kryeinspektori i Punës, Basri Ibrahimi, pranon se në sektorin privat, jo gjithmonë zbatohet Ligji i Punës, i cili mbron të drejtat e punëtorëve, por megjithatë, sipas tij, ka disa përmirësime.
“Ka gjithkund nga pak shkelje, por ajo që neve na shqetëson më shumë, është çështja e kontratave të punës. Fatmirësisht, në krahasim me vitet e kaluara, kemi hasur shumë më pak (raste), gati është përgjysmuar numri i punëtorëve pa kontrata pune. Por, gjithsesi është edhe orari i punës, i cili nuk respektohet nga shumë kompani”, shpjegon Ibrahimi.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës në vitin 2011 ka miratuar Ligjin e Punës. Sipas këtij ligji, i punësuari ka të drejtë në sigurinë në punë, në mbrojtje të shëndetit dhe në ambientin e përshtatshëm të punës
Por, ajo çka mbetet shqetësuese për sindikatën e sektorit privat, është se punëtorët nuk raportojnë rastet e keqtrajtimit apo shkeljes së të drejtave të tyre, për shkak të rrezikut të humbjes së vendit të punës.
Madje, në këtë sektor, punëtorët nuk kanë guxim të formojnë sindikata që mbrojnë të drejtat e tyre, sepse në momentin kur ngrenë zërin për pakënaqësi, pronari mund t’iu hakmerret me largim nga puna.
Sidoqoftë, sektori privat në Kosovë është punëdhënësi më i madh. Sipas statistikave zyrtare, thuhet se në këtë sektor janë të punësuar mbi 220 mijë punëtorë, paga mesatare e të cilëve sillet nga 250 deri në 300 euro.
Kurse, në sektorin publik, mbi 81 mijë është numri i të punësuarve, paga mesatare e të cilëve është nga 300 deri në 400 euro në muaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Tiny Realms Under Surreal Tides”, faqe e re e bashkëpunimit midis artit dhe pasurive të paluajtshme
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin – përqafon dollarin amerikan
KosICT 2024, edicioni i 13-të i Festivalit të Teknologjisë mbledh ekspertë globalë dhe ofron mundësi për të rinjtë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp