LAJMI I FUNDIT:

Pasi ndaloi Coca Colan humbi 60 kilogramë

Pasi ndaloi Coca Colan humbi 60 kilogramë

Lisa McKay arriti peshën 130 kilogramë pasi që ishte bërë e varur nga pijet e gazuara. Kur filloi t’i paguajë dy ulëse në aeroplan e kuptoi se e kishte tepruar dhe kishte ardhur koha për një aksion drastik.

Lisa çdo ditë “zbrazte” 20 kanaqe të Coca Colas, ndërsa varshmëria e saj ishte aq e madhe sa që zgjohej në 4 të mëngjesit për të pirë edhe një kanaqe.

Në moshën 24 vjeçare ajo arriti peshën 120 kilogramë dhe mezi ecte.

Për ta përmirësuar gjendjen e saj shëndetësore ajo vendosi t’i japë fund pijeve të gazuara.
Për një vit u dobësua gati 65 kilogramë, ndërsa shërimin nga varshmëria prej pijeve të gazuara e krahasoi me shërimin nga alkoolizmi.


Përveç se pinte shumë pije të gazuara Lisa nuk mund t’i rezistonte as ushqimeve në ‘Fast-food’ dhe ëmbëlsirave. Sot ajo peshon 60 kilogramë dhe jeton një jetë krejt normale. /Telegrafi/