Deputetit Xhavit Halitit ia kalon për shpenzime në udhëtime zyrtare e akomodim në hotele luksoze vetëm Valon Xhaferi, këshilltar i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit. Për katër ditë qëndrimi në Angli, në qershorin e kaluar, Xhaferi ka shpenzuar për akomodim hiq më pakë se 8,727.89 euro.
Megjithatë, deputeti Haliti ka thyer një rekord në shpenzime: për një ditë ai ka paguar dy fatura akomodimi gjatë një udhëtimi zyrtarë – me kartelë krediti. Njëra 2,148 euro e tjetra 1,094 euro.
Nga 18 mijë euro sa kanë shpenzuar të gjithë deputetët për akomodim gjatë udhëtimeve zyrtare, për tre muaj, 15 mijë euro i kanë shpenzuar vetëm këta të dy.
Në asnjë udhëtim zyrtar, sipas të dhënave financiare, ata nuk kanë paguar më pak se shuma treshifrore. Haliti e Xhaferi të gjitha këto para i kanë shpenzuar përmes kartelave të kreditit me aprovim nga Kuvendi.
Emrat e tyre thuajse janë në secilën kategori të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës. Madje edhe tek kategoria e shpenzimeve të pa specifikuara ku në një rast Xhaferi ka paguar mbi pesëmijë euro me kartelë, pa dhënë ndonjë detaj.
Megjithëse nuk u ofrohet për nga shuma e përgjithshme, edhe deputetja Aida Dërguti ka hyrë në mesin e deputetëve që paguajnë shtrenjtë për akomodim. Për dy ditë qëndrimi në Shqipëri, më 5 dhe 6 qershor të vitit 2016, ajo del të ketë paguar fatura të akomodimit me 1,449 euro.
Raporti i shpenzimeve për tremujorin e tretë të këtij viti tregon se nuk janë të pakta as paratë që kanë shkuar për dreka e darka zyrtare, mëditje e madje edhe akomodim brenda vendit.
Afro gjashtëmijë euro janë paguar për akomodim të deputetëve në raste të ndara gjatë muajve gusht dhe shtator, në hotelin “Emerald” dhe “Swiss Diamond” në Prishtinë. Ndërkaq, dy dreka zyrtare me 1 qershor të vitit të kaluar, një në hotelin “Swiss Diamond” dhe një në Restorantin “Rron” u kanë kushtuar mbi 12 mijë euro. Të njëjtën ditë është shtruar edhe një drekë tjetër në “Soma”, në vlerë 2,159 euro.
Shpenzimet për këtë kategori për tre muaj kanë qenë mjaftë të mëdha, duke kaluar shumën 41 mijë euro. Pavarësisht shpenzimeve, për tre muaj deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë marrë edhe afro një milionë euro vetëm paga dhe mëditje. Listës së deputetëve që gjatë kësaj kohe kanë marrë më së shumti mëditje i prinë Vjosa Osmani, Xhavit Haliti e Aida Dërguti. /Gazeta Fjala/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski për marrëdhëniet me Bullgarinë: Të presim, për të vallëzuar “tango” duhen dy persona

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Kapet me 10 kg kokainë i riu shqiptar në Itali

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës