LAJMI I FUNDIT:

Pasardhësit e familjes Jashari, Hamëz dhe Ademi vizitojnë veriun

Pasardhësit e familjes Jashari, Hamëz dhe Ademi vizitojnë veriun

Dy pasardhësit e familjes Jashari, Hamëz dhe Adem Jashari kanë vizituar veriun, ku kanë kujtuar edhe dy policët e vrarë Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku.

Hamëz Jashari ka shpërndarë disa fotografi në Facebook,  ku ka shkruar se është mirënjohës ndaj historisë dhe heronjëve që kanë mbrojtur me gjak veriun, transmeton Telegrafi.

“Nga Prekazi në Veri! Shetitje e lirë dhe krejt e zakonshme në veri të Kosovës bashkë me Ademin, duke qenë mirënjohës ndaj historisë dhe heronjëve që mbrojtën me gjak edhe këtë pjesë të veçantë të Kosovës. Policët Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku janë ata që kurorëzuan çlirimin e plotë të kësaj pjese të jashtëzakonshme të vendit”, ka shkruar ai sipër fotografive.


Polici Enver Zymberi ishte vrarë në korriku të vitit 2011 nga strukturat ilegale serbe. Njësia Speciale e Policisë së Kosovës në atë kohë  kishte ndërmarrë aksionin për t’i futur nën kontroll pikat kufitare në veri të Kosovës në Jarinjë dhe Bërnjak.

Kurse, polici Afrim Bunjaku u vra më 24 shtator të vitit 2023, nga grupe të armatosura serbe në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Zymberi dhe Bunjaku janë shpallur si heronj të vendit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori