LAJMI I FUNDIT:

Pasardhësi i oktapodit Paul

Pasardhësi i oktapodit Paul

Oktapodi Paul, orakulli i ndjerë që parashikoi rezultatet e Kampionatit Botërorë të Futbollit në Afrikën e Jugut, tash ka pasardhësin e vet. Bëhet fjalë për oktapodin pesëmuajsh me të njëjtin emër i cili është prezantuar para gazetarëve në akuariumin “Sea Life” në Oberhauzen të Gjermanisë.

Vetëm sa për tua përkujtuar Pauli “origjinal” ka parashikuar të gjitha rezultatet e tetë ndeshjeve të futbollit duke marrë ushqimin nga ena me flamurin e kombëtares përkatëse. Ai zgjidhte vetëm njërën enë dhe ishte i pagabueshëm sa i përket fituesit të ndeshjes.

Ende nuk dihet nëse Pauli II do të merret me të njëjtin zanat. Stefan Porwoll, drejtor i akuariumit në Oberhausen, tha se Pauli II ishte paraparë të mësonte nga paraardhësi i tij, një yll medial. Afrimi i Kampionatit Evropian të futbollit më 2012 do të jap përgjigjen nëse Pauli ka lënë pasardhës të denjë. /Telegrafi/