Derisa koha kalon, shumë vende tashmë po konsiderojnë t’i drejtohen pasaportave të COVID-19, si një mënyrë për t’u hapur, dhe duke lejuar kështu njerëzit t’iu kthehen udhëtimeve.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, këto pasaporta zakonisht arrihen përmes një aplikacioni në telefonin tuaj, ose në disa raste, këto pasaporta janë në dispozicion nga versionet në letër.
Disa vende kanë instaluar tashmë versionet e tyre të një pasaporte COVID-19, që iu ka lejuar njerëzve të marrin pjesë në ngjarje me shkallë të gjerë.
Mirëpo, ja se si i kanë përshtatur disa vende këto pasaporta të vaksinave, dhe çfarë përfshijnë ato.
Mbretëria e Bashkuar
Për momentin, mjediset e “rrezikut më të lartë”, siç janë klubet e natës, nuk kanë pse të kërkojnë prova të vaksinimit.
Sidoqoftë, kryeministri britanik, Boris Johnson, ka bërë të ditur planet “për ta bërë vaksinimin e plotë një kusht për të hyrë në klubet e natës dhe në vendet e tjera ku turmat e mëdha grumbullohen”, deri në fund të muajit shtator.
Nën këto masa të reja, njerëzit do të tregonin dëshmi të vaksinimit duke përdorur aplikacionin e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar (NHS), “COVID Pass” në Angli.
“NHS COVID Pass” – ose ekuivalentët e saj në pjesë të tjera të Mbretërisë së Bashkuar – gjithashtu do të lejojë të rriturit plotësisht të vaksinuar të shmangin karantinën kur të kthehen nga shumica e vendeve që gjenden në listën me “ngjyrë qelibari”. Por edhe nëse ata kanë leje kalimi, ata do të duhet të vetë-izolohen me të mbërritur në MB nga Franca.
Sipas qeverisë, më shumë se 30 vende, përfshirë Greqinë dhe Spanjën tani e pranojnë lejen, por mbajtësit duhet të kontrollojnë rregullat e hyrjes së destinacionit të tyre, para rezervimit si dhe të vazhdojnë kontrollimin para se të udhëtojnë.
Bashkimi Evropian
Një “pasaportë” e vaksinës në BE është duke u futur në të gjitha 27 vendet anëtare – gjithashtu edhe në vendet sikurse Zvicra, Islanda, Norvegjia dhe Lihtenshtajni.
Qytetarët e këtyre vendeve mund ta shkarkojnë atë ose ta marrin një kopje në letër – pa asnjë kosto.
Është gjithashtu në dispozicion të shtetasve jo-BE që jetojnë legalisht në vendet anëtare, të cilët kanë të drejtë të udhëtojnë në vendet e tjera anëtare.
Pasi që Mbretëria e Bashkuar nuk është më në BE, certifikata nuk është në dispozicion për shumicën e britanikëve, raporton BBC, përcjell Telegrafi.
Certifikata mund të lëshohet nëse dikush është vaksinuar; nëse kohëve të fundit ka rezultuar negativ në testin e COVID-19, ose nëse dikush është rikuperuar kohët e fundit nga virusi.
Kushdo që mban certifikatën duhet të përjashtohet nga testimi ose karantina kur kalon një kufi brenda BE-së.
Vendet e tjera të BE-së gjithashtu kanë certifikatën e tyre ose pasaportën e vaksinës.
Kina
Kina prezantoi një sistem të kodit QR (Quick Response) vitin e kaluar, që karakterizonte gjendjen e njerëzve në ngjyra të ndryshme.
Një ngjyrë e gjelbër lejon njerëzit të lëvizin pa kufizime, derisa dikujt me një kod të verdhë mund t’i kërkohet të qëndrojë në shtëpi për shtatë ditë.
Kodet janë një kombinim i të dhënave të mëdha dhe informacionit të paraqitur nga vetë përdoruesit.
Shumë hapësira publike në Kinë kërkojnë nga njerëzit që të tregojnë kodin e tyre QR në mënyrë që t’iu lejohet hyrja.
Në muajin mars, Kina lansoi një certifikatë dixhitale shëndetësore që tregon statusin e vaksinës së mbajtësit dhe rezultatet e testit. Certifikata është në dispozicion për të huajt në Kinë, si dhe për shtetasit kinezë.
Shpresohet që qytetarët kinezë të jenë në gjendje të përdorin certifikatën si një pasaportë vaksine në vendet e tjera në të ardhmen.
Shumë vende kanë vendosur të mos kenë një pasaportë vaksine.
SHBA
Në muajin prill, Shtëpia e Bardhë përjashtoi futjen e pasaportave të detyrueshme federale të vaksinimit për COVID-19, duke thënë se privatësia dhe të drejtat e qytetarëve duhet të mbrohen. Megjithatë katër shtete kanë aplikacione aktive të vaksinimit, sipas “MIT Technology Review”.
Por disa shtete kanë vendosur gjithashtu të futin masat e tyre për t’u përpjekur të rrisin normat e vaksinimit, raporton BBC, transmeton Telegrafi.
Kalifornia do t’iu kërkojë të gjithë punonjësve të shtetit dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor të tregojnë prova të vaksinimit ose të testohen çdo javë nga muaji tjetër.
Qyteti i New York-ut do të miratojë një masë të ngjashme nga mesi i muajit shtator, që kërkon nga punonjësit e tij komunal – duke përfshirë oficerë policie dhe mësues – të vaksinohen ose të përballen me teste javore.
Australia
Aktualisht, australianët e inokuluar kanë një certifikatë dixhitale në telefonat e tyre, por nuk ka të drejta të bashkangjitura me të.
Ministri i turizmit në vend, Dan Tehan, ka thënë se një pasaportë vaksine mund t’iu jep njerëzve “të drejtën për të qenë në gjendje të udhëtojnë përtej kufijve kur ka bllokime, ose nëse ka pjesë të një shteti që janë mbyllur, për shkak të një shpërthimi”.
Ai gjithashtu tha se duke iu dhënë më shumë liri njerëzve që janë vaksinuar, do të inkurajonte më shumë të marrin vaksinën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Detaje nga përleshja e parë midis trupave të Ukrainës dhe Koresë së Veriut në Rusi
Kush propozon që Trump ta fitojë Çmimin Nobel për Paqe nëse i jep fund luftës Rusi-Ukrainë?
Nëse Trump ndërmerr veprime të diskutueshme, Pentagoni po merr ‘masa’ se si t’i përgjigjen
Trump telefonoi Zelenskyn, Musk iu bashkua thirrjes - zbardhen disa detaje se çfarë diskutuan
Nëse Trump ndërmerr veprime të diskutueshme, Pentagoni po merr 'masa' se si t'i përgjigjen
Skandali me vdekjet e foshnjave në Turqi - mjekët akuzohen se i kanë dërguar qëllimisht në spitalet private
Reagime pas vdekjes së nënës shqiptare në maternitetin e Tivarit
Kush propozon që Trump ta fitojë Çmimin Nobel për Paqe nëse i jep fund luftës Rusi-Ukrainë?
Si ‘konspiracionisti’ Musk përmes propagandës dhe gënjeshtrave e ndihmoi Trumpin?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Florentino Perez planifikon t'i tronditë të gjithë me transferimin e janarit
Për herë të parë që nga nisja e luftës, Biden do t'i lejojë ekspertët ushtarakë amerikanë të riparimit të armatimit të shkojnë në Ukrainë
Barcelona është në prag të nënshkrimit të "kontratës më të mirë në botën e futbollit"
Kos: Të gjejmë rrugë të tjera nëse Kosova dhe Serbia s’pajtohen
Rezarti dhe Besforti përjashtohen nga Big Brother VIP Kosova 3
FBI dërgoi një paralajmërim: Përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Outlook janë në rrezik të madh