LAJMI I FUNDIT:

Pasagjerët largojnë pilotin i dehur

Pasagjerët largojnë pilotin i dehur

Udhëtarët e një aeroplani të kompanisë ajrore ruse “Aeroflot” kanë kërkuar para fluturimit që piloti i aeroplanit, sipas të gjitha gjasave i dehur, të largohet nga fluturakja, shkruan shtypi lokal.

Udhëtarët kanë filluar të brengosen kur piloti ka filluar të llomotis derisa po u dëshironte mirëseardhje në fluturimin 315 nga Moska për në New York, më 28 dhjetor të vitit të kaluar.

"Mendimi i parë i cili më ka ra në mend ka qenë: ‘Ky është i dehur’, ka thënë udhëtarja Khatuna Kobiashvili. "Fjalët e tij kanë qenë aq të paqarta sa që ka qenë vështirë të merret vesh se në cilën gjuhë flet", ka shtuar ajo.

Piloti për gjysmë ore rresht ka refuzuar të dal nga kabina e tij, e kur përfundimisht e ka bërë këtë fytyrën e ka pasur të skuqur, sytë të përskuqur dhe me zor mbahej në këmbë.


"Mendoj se në Rusi të gjithë e dinë se si duket një njeri i dehur", ka thënë udhëtarja Katya Kushner. "Fillimisht na ka shikuar të ishim të marrë. Më pas, kur e ka kuptuar se nuk do të heqim dorë, ka thënë: “Do të ulem rehat këtu në qosh. I kemi edhe tre pilotë. Ju premtoj se nuk do t’i prek sustat", ka treguar ajo.

Mbi 100 udhëtarë kanë nënshkruar një dokument me të cilin dëshmojnë se piloti ka qenë i dehur. Tri orë më pas, i tërë ekuipazhi i aeroplanit ishte ndërruar.