LAJMI I FUNDIT:

Pas tragjedisë me djalin e porsalindur, Ronaldo gjen forcë të rikthehet në stërvitje te Manchester United

Pas tragjedisë me djalin e porsalindur, Ronaldo gjen forcë të rikthehet në stërvitje te Manchester United

Cristiano Ronaldo është rikthyer në stërvitje sot për Manchester United për herë të parë pas vdekjes tragjike të djalit të tij të porsalindur.

Siç duket nga pamjet, Ronaldo ndodhet në anën e pasme të mjetit, me kufje në vesh, pa asnjë shenjë buzëqeshjeje në fytyrë.

Superylli portugez dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez konfirmuan lajmin tronditës të hënën, duke e përshkruar djalin e tyre të porsalindur si një “engjëll” ndërsa shtuan se vajza e tyre e vogël po u jepte të dyve “forcë” mes dhimbjes emocionale.


Manchester United me veprim madhështor ndaj Ronaldos, pas vdekjes së djalit të porsalindur
Lexo po ashtu Manchester United me veprim madhështor ndaj Ronaldos, pas vdekjes së djalit të porsalindur

Edhe pse në mes të sezonit, Ronaldos iu dha leje që të qëndronte pranë familjes së tij. Por duket se ka vendosur që të kthehet në ambientet stërvitore të klubit në Carrington sot.

Bota e futbollit shprehu mbështetje për 37-vjeçarin në këto momente të vështira për të, ndërsa në ndeshjen mes Liverpoolit dhe Manchester United, tifozët e dy skuadrave duartrokitën portugezin në minutën e shtatë.

Manchester United bëri të ditur se do ta lejonte Ronaldon të pushonte deri në vendimin e tij se ai mudn të rikthehet të luajë, mirëpo CR7 duket se ka arritur shpejt ta ngushëllojë vetën nga kjo tragjedi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori