LAJMI I FUNDIT:

Pas takimit me partnerët e koalicionit, Haradinaj: Të mos humbet kohë, të gjithë janë për zgjedhje

Pas takimit me partnerët e koalicionit, Haradinaj: Të mos humbet kohë, të gjithë janë për zgjedhje

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj është deklaruar pas takimit të mbajtur me krerët e partive të koalicionit, në të cilin ka munguar vetëm Kadri Veseli i PDK-së.

Haradinaj ka thënë se në këtë takim u dakorduan që të merren veprimet e nevojshme për shpërndarjen e Parlamentit.

“Pas tërheqjes sime dhe të Qeverisë tani është me rëndësi që të merren veprimet që vendi të shkojë në zgjedhje që populli të vendosë për institucionet më tutje. Është bindje jona që zgjedhjet të ndodhin në kohë”, ka thënë Haradinaj.


“Tani është kohë fushate dhe shihet që ka filluar është me rëndësi dhe kam dëgjuar deklarimet e Kadri Veselit që janë për zgjedhje. Ka bazë që parlamenti të shpërndahet dhe vendi të shkojë zgjedhje. U dakorduam që të mos humbet kohë dhe të ketë koordinim të veprimeve për votimin e mocionit për shpërndarjen e Parlamentit. Nëse ka vonesa prej Presidentit, ky proces merr rëndësinë e vet”, tha ai, njofton Klan Kosova.

Ai ka theksuar se nuk ka një datë të saktë që ai parapëlqen që zgjedhjet e parakohshme të mbaheshin.

“Nuk po jap datë të saktë sepse është mirë që t’ju jepet hapësirë politike të gjithë partive që kjo të ndodhë në kohë të dakorduar”, tha Haradinaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Lajme
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori