LAJMI I FUNDIT:

Pas skandalit, Volkswagen nis tërheqjen e makinave

Pas skandalit, Volkswagen nis tërheqjen e makinave

Kompania e prodhimit të makinave do të nisë shumë shpejt tërheqjen e makinave të prekura nga skandali i trukimit.

Lajmi është bërë i ditur nga kreu i ri i kompanisë Matthias Mueller. Gjatë një interviste për mediat vendase, ai tha se të gjitha makinat do të rregullohen brenda vitit 2016, por nuk harroi të specifikojë që numri i punonjësve të përfshirë në skandal është i papërfillshëm.

Gjigandi i prodhimit të makinave tha se do të rishikojë gjithashtu edhe markat e tjera të saj, duke veçuar supermarkën Bugatti.


Mueller deklaroi se kompania po përballet me ndryshime të cilat do të jenë të dhimbshme për të gjithë.

Ai i siguroi punonjësit që do të bëjë të pamundur për të mos shkurtuar numrin e tyre, por investimet që deri tani ishin parë si të nevojshme, veçanërisht në fushën teknologjike për momentin do të pezullohen.

Deri tani për të mbuluar skandalin firma ka shpenzuar 6.5 miliardë euro, por sipas analistëve fatura përfundimtare do të jetë shumë më e lartë p as gjobave të mundshme në SHBA dhe koston e rregullimit të automjeteve.

Skandali i Volkswagen shpërtheu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas testeve për ndotjen në ambient, ndërkohë që më pas u konfirmua se edhe vendet evropiane janë prekur nga trukimi, ku Franca dhe Italia kanë nisur hetimet.

Gjithashtu në Mbretërinë e Bashkuar mendohet se 1.2 milion automjete mund të jenë prekur nga skandali. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?

Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?

Ekonomi
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Kalo në kategori