LAJMI I FUNDIT:

Pas shfaqjes së një droni ukrainas jo larg Moskës, alarmohen autoritetet ruse – vendosin mbi ndërtesa sisteme të mbrojtjes kundërajrore

Pas shfaqjes së një droni ukrainas jo larg Moskës, alarmohen autoritetet ruse – vendosin mbi ndërtesa sisteme të mbrojtjes kundërajrore

Shfaqja e një droni ukrainas 120 kilometra larg qendrës së Moskës, ka alarmuar autoritetet e sigurisë në Rusi nga frika se Moska mund të jetë cak i sulmeve me dron.

Kështu në ndërtesat “kyçe” në kryeqytetin rus, janë parë ushtarët duke bërë montimin e sistemeve të mbrojtjes kundërajrore Pantsir S-1SM sikurse dhe radarët P-18 Prima 2, transmeton Telegrafi.

Në rrjetet sociale po qarkullon videoja ku shihen radarët duke punuar mbi kulmin e një ndërtese, që gjendet vetëm 20 kilometra larg   qendrës së Moskës.


Diversantët ukrainas futen në dy fshatra ruse në Bryansk – raportohet për të vrarë dhe plagosur
Lexo po ashtu Diversantët ukrainas futen në dy fshatra ruse në Bryansk – raportohet për të vrarë dhe plagosur

Bëhet fjalë për modifikimin e radarit sovjetik P-18, që shërben për monitorimin e hapësirës ajrore dhe zbulimit të fluturakeve pa pilot, aeroplanëve e raketave.

Kujtojmë që dy ditë më parë një dron i ushtrisë ukrainase është parë duke fluturuar jo larg Moskës, duke bërë që autoritetet të alarmohen për këtë.

Në anën tjetër Kievi është zotuar se do të rikthejë tërë rajonet që janë pushtuara nga rusët, dhe se nuk do të bëjnë kurrfarë kompromisi kur bëhet fjalë për vendin e tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Azia
Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Evropa
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Kroacia
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Evropa
Kalo në kategori