LAJMI I FUNDIT:

Pas BE-së, edhe Ambasada amerikane kërkon progres real në dialogun Kosovë-Serbi

Pas BE-së, edhe Ambasada amerikane kërkon progres real në dialogun Kosovë-Serbi

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë i ka dhënë mbështetje përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili ka thënë se është koha për përparim të vërtetë në dialog.

I ngarkuari me punë në Ambasadën Amerikane në Kosovë, Nicholas Giacobbe në një postim në Twitter shkruan se Lajçak ka të drejtë dhe është koha për progres real në dialogun Kosovë-Serbi.

“I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Lajçak ka të drejtë, është koha për progres real në dialogun Kosovë-Serbi. Bëjeni…”shkruan Giacobbe.


Dialogu Kosovë-Serbi, gjithçka nga takimi i së martës në Bruksel
Lexo po ashtu Dialogu Kosovë-Serbi, gjithçka nga takimi i së martës në Bruksel

Ndryshe, të martën në Bruksel janë mbajtur takimet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Takimet në Bruksel janë mbajtur të ndara në nivel kryenegociatorësh me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe nuk ka pasur takim trepalësh.

Ai në një postim në Twitter Lajçak ka bërë të ditur se gjatë takimeve të ndara me Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviq ka përsëritur qëndrimin e vendeve anëtare të BE-së se është i nevojshëm një përparim në rrjedhën e dialogut.

“Sot prita dy kryenegociatorët dhe delegacionet e tyre në takime të veçanta për çështjet e pazgjidhura dhe rrugën përpara në dialog. Unë gjithashtu i informova për Këshillin e BE-së të hënën dhe përsërita pritjet e vendeve anëtare. Është koha për përparim të vërtetë”, kishte shkruar Lajçak. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori