Rrënimi i objekti të ish-shtëpisë së mallrave të Gërmisë në kryeqytet për ndërtimin e Sallës Koncertale, ka ngjallur debat në publik.
Lidhur me këtë reagoi edhe deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku i cili e quajti këtë ide bizare dhe të trishtë.
Mirëpo, rreth kësaj çështje është deklaruar vetë kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka treguar se së shpejti do të ketë diskutim publik me komunitetin dhe qyetarët e Prishtinës, rreth përcaktimit të lokacionit për ndërtimin e Sallës Koncertale.
” Ndërtesa “Gërmia” është një nga lokacionet e mundshme. Siç dihet, kam shprehur mendimin tim për këtë mundësi, në cilësinë e kryetarit të Komunës. Nuk jam urbanist dhe as arkitekt, por nga të gjitha argumentet që kam dëgjuar deri tani nga të tjerët, lokacioni “Gërmia” më duket ideal. Dilema e vetme dominuese është mbi vlerën e ndërtesës. Por, ta kemi të qartë se nuk ka asnjë vendim zyrtar deri në këtë moment! Edhe ashtu, vendimi nuk merret vetëm nga një institucion”, ka shkruar Ahmeti.
Postimi i plotë:
DISKUTIM LIDHUR ME SALLËN KONCERTALE
Të nderuar qytetarë,
Po e hapi edhe këtu diskutimin lidhur me Sallën koncertale në komunën e Prishtinës, ani se shumë shpejtë do ta kemi diskutimin publik me komunitetin dhe me qytetarët e komunës dhe Republikës. Meqenëse janë dhënë shumë mendime ditëve të fundit, me jo pak insinuata, po mundohem ta shpjegoi situatën, që diskutimi të bëhet më përmbajtësor, objektiv dhe racional.
1. Së pari, sqaroi sërish se bëhet fjalë për Sallën koncertale, e jo për Pallatin e Operës dhe Baletit. E dyta është institucion shtetëror, e para është infrastrukturë artistike e Komunës.
2. Komisioni Evropian ka shfaqur interesim për të investuar 15.4 milion euro, me kushtin që salla të jetë në një lokacion qendror. Nuk ka insistuar në ndonjë vend të saktësuar, por ka shprehur kundërshtimin për periferi dhe për lokacion që do të ishte afër stadiumit.
Vendimi nuk është marrë ende! Por, kemi shumë pak kohë për ta marrë vendimin përfundimtar.
Ne, si komunë, nuk i kemi 15 milion euro për sallë.
3. Bashkë me Shoqatën e arkitektëve, po bëhen gati kriteret për ta hapur konkursin ndërkombëtar për Sallën Koncertale. Këtë pjesë e financojmë ne, e pastaj fituesi do ta bëjë projektin zbatues me Komisionin Evropian (në qoftë se aprovohet financimi).
Ndërtesa « Gërmia » është një nga lokacionet e mundshme. Siç dihet, kam shprehur mendimin tim për këtë mundësi, në cilësinë e kryetarit të Komunës.
1. Ndërtesa e Gërmisë është pronë shoqërore dhe nën administrim të AKP-së. Ish-Qeveria Mustafa e ka shpallur zonë të interesit publik duke e filluar shpronësimin e saj dhe të pronave përreth për nevojat e qeverisë. Nuk e di saktësisht për çfarë qëllimi, por po supozoi se ka qenë për ndërtesa të ministrisë.
2. Në ndërtesën « Gërmia » është e vendosur momentalisht Administrata Tatimore, e që mendoj se nuk e ka vendin në qendër. Aty është po ashtu Ministria e Infrastrukturës dhe një department i Ministrisë së Punëve të Brendshme.
3. « Gërmia » ndodhet mbi lumin Vellusha, që kalon në mes të ndërtesës.
4. Instituti për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore nuk e ka përfshirë « Gërminë » në regjistrin e objekteve të mbrojtura.
5. Kundërshtuesit e këtij opsioni thonë se ndërtesa ka vlera emocionale dhe historike për Prishtinën. Si vlera janë përmendur fasada (e shkatërruar me hapjen e dritareve, gati se pa asnjë sanim) dhe eskalatorët (shkallët lëvizëse) të cilat nuk ekzistojnë tani. Besoj se do të dëgjojmë edhe argumente të tjera gjatë ditëve në vijim.
6. Nuk jam urbanist dhe as arkitekt, por nga të gjitha argumentet që kam dëgjuar deri tani nga të tjerët, lokacioni « Gërmia » më duket ideal. Dilema e vetme dominuese është mbi vlerën e ndërtesës. Por, ta kemi të qartë se nuk ka asnjë vendim zyrtar deri në këtë moment! Edhe ashtu, vendimi nuk merret vetëm nga një institucion.
Duke qenë ithtar i madh i mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe i kujtesës sonë kolektive, po nënvizoi më poshtë, disa nga qëndrimet e mia lidhur me këtë temë.
Fatkeqësisht, tashmë është rrënuar ose zhdukur trashëgimia kulturore e disa ndërtesave, edhe atë nganjëherë pa ndonjë zhurmë të madhe nga komuniteti. Fatmirësisht, me ndërhyrjet e komunës së Prishtinës, kemi arritur ta mbrojmë Bankën Qendrore të Kosovës, Mensen në Qendrën studentore dhe jo pak objekte të tjera të trashëgimisë sonë kulturore, në komunën e Prishtinës.
Edhe « Trekëndëshi » është ruajtur, edhe pse pa ndihmën e disa zërave të komunitetit që tash po e kundërshtojnë « Gërminë » si lokacion. Në qoftë se e mbrojmë të vjetrën vetëm sepse është e vjetër, atëherë duhet ta bëjmë në mënyrë konsistente.
Por, në qoftë se përzgjedhim vetëm disa ndërtesa të caktuara, atëherë duhet bazuar në argumente racionale dhe profesionale, e jo në akuza dhe shpifje të ndërsjella. Duke e marrë parasysh se Pallati i Rinisë nuk është opsion, sikurse edhe periferia, atëherë duhet të japim ndonjë propozim alternativ për lokacionin. Përndryshe, nuk ka financim, e rrjedhimisht as sallë. Sigurisht se kjo nuk është kërcënim apo shantazhim, por është gjendje reale e situatës.
Edhe krahasimi me qytetet e tjera është bërë hera-herës varësisht se kujt i ka konvenuar. Sikurse qe rasti me stadiumin në qendër, ku ka shembuj të ndryshëm nga qytete të ndryshme. Andaj le ta marrim vendimin duke iu referuar interesave të Prishtinës.
Prandaj edhe këtu, le të bashkëbisedojmë në mënyrë racionale e profesionale, mbi të mirat dhe të këqijat e një vendimi të mundshëm. Përndryshe nuk ka kurfarë konsistence në mbrojtje apo mosmbrojtje të objekteve të vjetra në komunën tonë. Edhe ashtu, kjo çështje do të shtrohet në debat publik, ku do të mund të shprehen mendimet dhe vlerësimet e qytetarëve, profesionistëve etj.. Besoj thellësisht se mund ta bindim bashkërisht njëri-tjetrin për opsionin më të mirë; edhe pse sikurse gjithkund, edhe ne nuk do të mund të kemi vendim unanim.
Le ta zhvillojmë diskutimin bashkërisht për ta orientuar vendimin përfundimtar të cilin e marrin organet komunale bashkë me Kuvendin. Disa vendime nuk do të mund të merren pa vendimet e qeverisë (kur dihet se prona është nën administrim të qeverisë).
Le të diskutojmë bashkë. Me etikë dhe profesionalizëm.
Fyerjet dhe sulmet ad-hominem nuk do të lejohen.
Ju faleminderit.
Me respekt.
P.S. Debatin po planifikojmë ta bëjmë në Kino Armata. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LSDM: Kërkojmë dënim maksimal për autorin që vrau Frosinën, kërkojmë drejtësi dhe siguri më të madhe në rrugë
Qytetarët e Maqedonisë sot bëjnë thirrje për bojkotim të marketeve
Ndërprerja e fondeve nga Trump për SPAK, Karamuço: Bashkëpunimi vazhdon i fuqishëm, gati arrestime të reja
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?