LAJMI I FUNDIT:

Pas dorëheqjes së Çoçajt, vendin e tij si deputet do ta zë Rafet Rama

Pas dorëheqjes së Çoçajt, vendin e tij si deputet do ta zë Rafet Rama

Deputeti i PDK-së, Nezir Çoçaj ka dorëzuar sot mandatin e tij të deputetit. Këtë e ka bërë të ditur vetë Çoçaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Çoçaj ka thënë se arsyet e marrjes së këtij vendimi janë krejtësisht personale.

Pas dorëheqjes së Çoçajt, në vendin e tij do të jetë anëtari tjetër i PDK-së, Rafet Rama i cili në zgjedhjet e përgjithshme më 11 qershor ka arritur të marrë 8,821 vota, shkruan Telegrafi.


Ligji mbi zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës thotë:

Një anëtar i Kuvendit të Kosovës, mandati i të cilit përfundon në pajtim me nenin 112, pika 1, zëvendësohet nga kandidati i ligjshëm në radhë, i së njëjtës gjini, i cili ka fituar numrin më të madh të votave të listës së riorganizuar të kandidatëve të subjektit politik, në emër të së cilës ka garuar anëtari.

Nëse hipotetikisht Rama nuk pranon të jetë deputet, mandati i kalon kandidatit tjetër nga kjo listë që është Bali Muharremaj nga AAK.

Muharremaj i cili tashmë është zgjedhur kryetar i Komunës së Suharekës sipas kushtetutës mund të zgjedhë të mbaj postin e të parit të Suharekës apo të bëhet deputet.

Nezir Çoçaj jep dorëheqje nga posti i deputetit
Lexo po ashtu Nezir Çoçaj jep dorëheqje nga posti i deputetit

Kujtojmë se Rafet Rama në shkurt të 2016-ës kishte qenë kundër kandidati i Hashim Thaçit për president të vendit.

Ai ka qenë oficer në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) dhe këshilltar në Ministrinë e Punëve të Brendshme për dy mandate.

Gjatë viteve të ’98-99, Rama ka qenë Komandant Batalioni në Brigadën 114 ‘Fehmi Lladrovci’ të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /Telegrafi/