LAJMI I FUNDIT:

Pas debatit të ashpër, punëtorja e Komunës së Ferizajt rrihet nga ish i fejuari

Pas debatit të ashpër, punëtorja e Komunës së Ferizajt rrihet nga ish i fejuari

Konflikti rreth ndarjes së një çifti ka degjeneruar në një përleshje mes tyre në ambientet e komunës së Ferizajt dhe jashtë saj.

KALLXO.com ka mësuar se në një incident gjatë së premtes, një zyrtare e komunës së Ferizajt është sulmuar nga ish i fejuari i saj.

Para sulmit fizik, zyrtarja e njërës nga drejtoritë komunale e ka denoncuar rastin në policinë e Kosovës e cila është përfshirë në hetimin e ngjarjes.


Mësohet se këtij konflikti i ka paraprirë një debat i ashpër në ambientet e drejtorisë së gjeodezisë ndërsa është bartur jashtë ambienteve të komunës.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar kryeprokurori i komunës së Ferizajt, Shukri Jashari.

“Dje është pranuar një kallëzim penal në lidhje me ketë ngjarje”, ka thënë Jashari. Ai ka sqaruar se incidentit të rrahjes i ka paraprirë një fjalosje në ambientet e komunës.

“Ka pasë edhe një rast tjetër i cili i ka paraprirë këtij rasti të cilin jemi duke e hetuar”, ka thënë Jashari.

Ai sqaruar se pas konflikti verbal në komunë zyrtarja është sulmuar fizikisht nga ish i fejuari jashtë ambienteve të komunës.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori