LAJMI I FUNDIT:

Pas “Autostradës Energjetike”, duhen kapacitete të përbashkëta prodhuese (Foto)

Pas “Autostradës Energjetike”, duhen kapacitete të përbashkëta prodhuese (Foto)

Sikur bashkëpunimi ekonomik dhe në fushat e tjera të ishte si në sektorin e energjisë në mesë Kosovës dhe Shqipërisë, të dyja vendet do të kishin një zhvillim më të madh dhe do ta lehtësonin edhe punën e bizneseve.

Thellimi i bashkëpunimit Kosovë – Shqipëri është thelluar dukshëm me ndërtimin e linjës së interkonjeksionit të tensionit të lartë 400kV e cila përkrah sistemet energjetika të dyja vendeve kur kanë nevojë për shkëmbim të energjisë elektrike.


Njazi Thaci KEK dhe  Agron Hetoja - KESH - foto Ridvan Slivova (3)

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe Korporatës Elektroenergjetike të Shqipërisë (KESH), gjatë një takimi në Tiranë kanë thënë se bashkëpunimi duhet të rritet edhe për ndërtimin e kapaciteteve të përbashkëta energjetike.

Drejtori i KESH-it, Agron Hetoja, tha se bashkëpunimi me KEK-un ka shkuar të përmirësohet nga viti në vit.

Rritja e bashkëpunimit në mes korporatave që furnizojnë vendet me rrymë është sipas tij, rrjedhojë e marrëdhënieve ndërmjet dy Qeverive.

“Është përmirësuar edhe infrastruktura dhe të dy ndërmarrjeve tona na takon që në kuadër të proceseve të reformave ta thellojmë gjithnjë e më tepër bashkëpunimin”, deklaroi Hetoja.

Ai këto komente i bëri për një grup gazetarësh nga Kosova, të cilët gjatë fundjavës vizituan Hidrocentralin e Komanit, ku u njoftuan për kapacitetet prodhuese dhe punën që bëhet aty – duke folur për linjën e interkonjeksionit, e cila u përurua përfundimisht muajin e kaluar,

Hidrocentrali i Komanit - foto Ridvan Slivova (15)

Kreu i KESH-it tha se investimi në “Autostradën Energjetike” krijon kushte që dy gjeneruesit publikë të investojnë në rritjen e kapaciteteve gjeneruese dhe t’i përmirësojmë praktikat e shkëmbimit.

“Sistemet energjetike karakterizohen nga fakti që Shqipëria është pothuajse 100% hidro, ndërsa prodhuesi në Kosovë është i bazuar në termocentrale. Duke pasur parasysh këtë, ekziston mundësia e bashkëpunimit gjithnjë e më e thellë. Mirëpo fatkeqësisht, akoma të dy vendet janë importues të energjisë. Kjo e shpreh para neve nevojën dhe domosdoshmërinë që neve duhet të investojmë në rritjen e kapaciteteve gjeneruese”, u shpreh Agron Hetoja.

Njazi Thaci KEK dhe  Agron Hetoja - KESH - foto Ridvan Slivova (1)

Kurse zëvendësdrejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nijazi Thaçi tha se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve në fushën e energjisë është i shkëlqyeshëm, pasi Kosova dhe Shqipëria i dalin në ndihmë njëra-tjetrës në rast nevoje.

“Kur kemi pasur rastin e avarisë në Termocentralin ‘Kosova A’, drejtori ka intervenuar dhe ka bërë zgjidhje, duke ofruar furnizim me rrymë”, theksoi Thaçi.

Ndryshe Komani, në kaskadën e lumit Drin, që u vizituar nga gazetarët e mediumeve të Kosovës dhe përfaqësuesit e KEK-ut, është hidrocentrali me kapacitetin më të madh në Shqipëri.

Hidrocentrali i Komanit - foto Ridvan Slivova (11)

Fuqia prodhuese e Hidrocentalit të Komanit është 600 megavatë orë energji elektrike. Prodhimi vjetor është mesatarisht 1,800 gigavatë orë. Kjo sasi përbën rreth 45% të prodhimit të Kaskadës. /Telegrafi/Foto: Ridvan Slivova/

Hidrocentrali i Komanit - foto Ridvan Slivova (2)Liqeni i komanit dhe trajektet - foto Ridvan Slivova (3)

Liqeni i komanit dhe trajektet - foto Ridvan Slivova (4)

Liqeni i komanit dhe trajektet - foto Ridvan Slivova (10)

Liqeni i komanit dhe trajektet - foto Ridvan Slivova (12)

Liqeni i komanit dhe trajektet - foto Ridvan Slivova (13)

Liqeni i komanit dhe trajektet - foto Ridvan Slivova (14)

Liqeni i komanit dhe trajektet - foto Ridvan Slivova (15)