LAJMI I FUNDIT:

Pas 26 vjetëve i shënuan një gol Unitedit, Brightoni mori fitoren e shpresës

Pas 26 vjetëve i shënuan një gol Unitedit, Brightoni mori fitoren e shpresës
BRIGHTON, ENGLAND - MAY 04: Brighton & Hove Albion players celebrate Pascal Gross scoring the opening goal during the Premier League match between Brighton and Hove Albion and Manchester United at Amex Stadium on May 4, 2018 in Brighton, England. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

Manchester United ka pësuar humbje në kuadër të xhiros së 36 të Ligës Premier.

Djajtë e Kuq kanë humbur si mysafir në stadiumin “Amex” kundër Brightonit me rezultat 1-0, e cila ka bërë që t’i afrohen edhe më tepër mbijetesës në ligën elitare angleze.

Gjatë gjithë ndeshjes dominuan të besuarit e trajnerit Jose Mourinho, por vendasit arritën të shënojnë gol, cili vjen pas më shumë se 26 vjetëve kur kishin shënuar për herë të fundit kundër Unitedit në barazimin 1-1.


Festat e futbollistëve të Brighton & Hove Albion (Getty Images)

Marouane Fellaini në të tretin minutë pati një rast për Manchesterin, por nuk u tregua i saktë para portës së Ryanit.

David de Gea nuk lejoi të mposhtej porta e vetë në të njëzetën minutë kur priti një top të Glenn Murrayt.

Kur pritej që mysafirët të realizonin gol, vendasit me një kundërsulm i ndëshkuan skuadrën nga “Old Trafford”.

Pascal Gross dërgoi një top në golin e mysafirëve në të 57 minutë, por të cilën e largoi nga vija e portës, Marcos Rojo.

Megjithatë, kamera e vendosur në vijën e golit sinjalizoi se topi ka kaluar vijën e portës dhe kështu gjyqtari tregoi gishtin në drejtim të mesit të fushës.

Njëzet minuta para përfundimit të ndeshjes, Marcus Rashford pati një rast të mirë për të barazuar ndeshjen, por që u ndal sërish prej portierit Ryan.

Katër minuta para përfundimit të ballafaqimit, Jesse Lingard shpërdoron një mundësi i gjetur përballë portierit e dërgon topin jashtë kornizave të portës.

Deri në fund të ndeshjes më nuk pati gola dhe kështu takimi përfundoi në dobi të vendasve me rezultat 1-0.

Pas kësaj, United mbetet në vendin e dytë të renditjes tabelore me 72 pikë, ndërsa Brighton ngritët në pozitën 11 me 40 pikë dhe është shumë pranë sigurimit të qëndrimit edhe për një sezon në ligën elitare angleze. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve

Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve

Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Tetë skuadrat që e siguruan direkt kalimin tutje në Ligën e Kampionëve

Tetë skuadrat që e siguruan direkt kalimin tutje në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Gjigantët kalojnë tutje në Ligën e Kampionëve - por disa prej tyre me disfata befasuese

Gjigantët kalojnë tutje në Ligën e Kampionëve - por disa prej tyre me disfata befasuese

Liga e Kampionëve
Le Graet takohet me Mbappen mes shqetësimeve se sulmuesi mund të largohet nga kombëtarja e Francës

Le Graet takohet me Mbappen mes shqetësimeve se sulmuesi mund të largohet nga kombëtarja e Francës

Përfaqësueset
Ylli i rivalit të Ligës Premier i thotë

Ylli i rivalit të Ligës Premier i thotë "po" Artetas - mbetet vetëm marrëveshja mes dy klubeve

Premier League
Kalo në kategori