LAJMI I FUNDIT:

Pas 1000 viteve, njerëzit do kenë këtë pamje!

Pas 1000 viteve, njerëzit do kenë këtë pamje!

Shkencëtarët kanë arritur të krijojnë një imazh shumë ndryshe nga ai sot.

Ndoshta nuk është ashtu siç e kishit menduar, por shkencëtarët janë të sigurt për këtë përfundim. Bëhet fjalë për pamjen e njerëzve në të ardhmen, një studim që ka nxjerrë rezultate vërtet surprizuese.


Do kemi sy të mëdhenj, të kuq
Koha e gjatë që kalojmë përpara ekranit do e shndërrojë të bardhën e syve në të kuqe dhe njëkohësisht do kemi dhe zmadhim të tyre. Kjo vjen si pasojë e faktit që me kalimin e kohës habitati do ndryshojë, si rrjedhojë dhe tiparet tona.

Do zvogëlohen përmasat e organeve gjenitale
Ekspertët mendojnë se fokusi i tepruar në jetën virtuale do zbehë interesin për të kryer marrëdhënie seksuale. Madje një teori gjithashtu shton se pas shumë vitesh, marrëdhëniet do kryhen midis njerëzve dhe robotëve, sesa midis njerëzve me njëri-tjetrin.

Të pasmet do zmadhohen dhe shpatullat do zgjerohen
Kemi vënë re që me kalimin e viteve aktiviteti fizik që bëjmë sa vjen e bëhet më i rrallë, ndërkohë që puna më e madhe bëhet ulur në zyrë. Pas 1000 viteve do jetë akoma më keq. Përpos karakteristikave të mësipërme, do ndryshojë edhe postura, pra trupi do marrë një formë c-je.

Trupat do jenë më të gjatë
Duhet të keni vënë re që brez pas brezi, pasardhësit janë më të gjatë se paraardhësit, shkruan Anabel. Sigurisht që me kalimin e viteve, ushqyerja do përmirësohet gjë që do ndikojë dhe në gjatësinë e trupave.

Pigmenti i lëkurë do jetë më i errët
Çarja e shtresës së Ozonit na ka bërë më të ekspozuar ndaj rrezeve Ultra Vjollcë, prandaj dermatologët mendojnë se ngjyra e lëkurës do ndryshojë për t’ju përshtatur një sistemi mbrojtës ndaj rrezeve të diellit. Njerëzit do bëhen akoma dhe më të ngjashëm. /telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori