LAJMI I FUNDIT:

Përfaqësuesit e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës u pritën në vizitë pune në Parlamentin e Austrisë

Përfaqësuesit e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës u pritën në vizitë pune në Parlamentin e Austrisë

Kryetari i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, Prof. Dr. Rifat Latifi, bashkë me nënkryetaren e KKK- së për Austri, Dr. Lumnije Kqiku, kanë vizituar Parlamentin e Austrisë, ku janë pritur nga deputetë të këtij institucioni

Temë diskutimi ishte bashkëpunimin mes Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, Parlamentit të Austrisë dhe shtetit austriak në projekte të ndryshme shkencore dhe të forcimit të organizatës së kirurgëve.


Ky takim pune ishte i organizuar me kërkesën e deputetit austriak dhe kryetar i Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë, Andreas Minnich. Në këtë takim mori pjesë po ashtu deputeti Prof. Dr. Josef Smolle, profesor universitar dhe ish rektor i Universitetit të Mjekësisë në Graz gjatë periudhës kohore 2008-2016, si dhe përfaqësuesit të Ambasadës së Kosovës në Austri, duke filluar me Albinot Bimbashi, i ngarkuar me punë në ambasadën tonë, dhe përfaqësues të tjerë të organizatave të ndryshme.

Me këtë rast, kryetari i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, Prof. Dr. Rifat Latifi, prezantoi para deputetëve dhe mysafirëve në parlamentin austriak, punën e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, si një shembull konkret për ri-ndërtimin e shëndetësisë në vendet në zhvillim dhe shndërrimin e shëndetësisë së vrarë të vendeve pas konfliktit, ne shembull të mirë të përparimit organizativ, teknologjik dhe klinik, për te cilin Austria po tregon interesim te jashtëzakonshëm.

Ai shpalosi aktivitetet dhe rritjen në pesëvjeçarin e parë të KKK-së. dhe me tutje nënvizoi planet ambicioze për dhjetëvjetorin e ardhshëm të KKK- së në veçanti krijimin e Qendrave të Ekselencës, sikurse Qendrën e Avancuar të Simulimit, Edukimit, Trajnimit dhe Hulumtimeve Shkencore, ose siç e quajti Latifi “Kullën e Kirurgjisë” dhe shpalosi nevojën për krijimin e Qendrës Komprehensive- Gjithëpërfshirëse, Qendrën Onkologjike të Kosovës, dhe për projekte tjera të rëndësishme për Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës dhe shëndetësinë e vendit tonë.

“Gjatë kohës time si Ministër i Shëndetësisë, ne përcaktuam diagnozën e shëndetësisë, që kërkon krimin e 12 Qendrave të Ekselencës, e tash është koha të krijojmë partneritet me miqtë tanë të vërtetë për krijuar e një infrastrukture moderne të Kirurgjisë në Kosovë” tha ai.

Prezantimi i Prof. Latifit ishte shumë përmbajtjesor dhe domethënës për zhvillimin e sistemit shëndetësor në Kosovës, me ç, rast u hapën dyert të reja të bashkëpunimit për projekte të kësaj fushe, mes Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës dhe institucioneve të Austrisë në këtë rast të Parlamentit.

Kurse, deputetët austriak, Prof. Dr. Josef Smolle dhe Andreas Minnich, falënderuan Prof. Dr. Latifin për takimin dhe për mundësinë e bashkëpunimit mes Parlamentit të Austrisë dhe Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, duke shtuar se ishte kënaqësi të bisedohej më një ekspert si Dr. Latifi, i cili përmes punës së tij në shumë vende të botës ka ndihmuar në transformimin e shëndetësisë duke përdorur avancimet teknologjike.

Përndryshe, kjo vizite ishte vazhdimësi e prezantimit te Prof. Dr. Rifat Latifit të mbajtur kohë më parë në Akademinë Diplomatike në Vjenë, me temën: “Transformimi i Sistemit Shëndetësor në Vendet Pas Konfliktit”, kur deputeti z. Minnich ka qenë pjesëmarrës dhe një nga diskutuesit kryesor. Të gjithë u pajtuan se duhet forcuar edhe më tej miqësinë Austriake-Kosovare dhe se ka mundësi reale për ndihmë serioze nga Austria dhe institucionet e Austrisë e Kosovës përmes platformës konkrete të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Thyerja e gishtit të madh: Shërimi është i gjatë dhe komplikimet janë të mundshme

Thyerja e gishtit të madh: Shërimi është i gjatë dhe komplikimet janë të mundshme

Shëndetësi
Kalo në kategori