Partitë shqiptare harrojnë premtimet e kaluara, dalin me premtime të reja
Partitë kryesore politike shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Partia Demokratike Shqiptare, fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 dhjetorit e kanë vazhduar me premtimet për avancimin dhe mbylljen e çështjeve të pazgjidhura shqiptare.
Në mitingjet partiake, drejtuesit e BDI-së kanë thënë se në pushtetin e ardhshëm të gjitha vendimet do të merren me konsensus, si në Kuvendin e Maqedonisë ashtu edhe në institucionet tjera, qoftë politike apo ekonomike.
Vendimmarrja konsensuale është edhe një nga pesë pikat e platformës së kësaj partie. Për dallim nga ciklet e kaluara zgjedhore, vendimmarrja konsensuale është vendosur si parësore për këtë parti, edhe pse aktualisht në fuqi është votimi i dyfishtë në Kuvend dhe disa organe tjera, apo siç njihet ndryshe, si Parimi i Badenterit.
Ekspertët thonë se partitë shqiptare duhet të angazhohen për forcimin e këtij mekanizmi dhe jo të dalin me premtime tjera.
“Është shumë me rëndësi që vendosja konsensuale apo votimi me Badenter, të zgjerohet edhe në institucione tjera dhe për çështje tjera shumë të rëndësishme që drejtpërdrejt i prekin çështjet shqiptare si element juridik, politik, demokratik, ekonomik në këtë vend. Prandaj, edhe duhet të zërë vend edhe në institucione tjera si në Qeveri, Gjykatë Kushtetuese, buxhet dhe sfera tjera që prekin shqiptarët”, konsideron Mersim Maksuti, profesor i së Drejtës Kushtetuese në Universitetin e Tetovës.
Ai shton se çështja e vendimmarrjes me konsensus nuk mund të rregullohet për ndryshime ligjore, e madje edhe kushtetuese.
Ismet Ramadani, njohës i çështjeve politike, thotë se partitë veprojnë në bazë të pritjeve të elektoratit dhe premtimi përmarrjen e vendimeve me konsensus, mund t’u sjell atyre pikë politike, andaj edhe zë vend në programet e tyre.
“Mendoj se partitë politike si duket e kanë kuptuar se një paraqitje e tillë ndez tek elektorati, si një çështje edhe e rëndësishme, por edhe e pritshme për shqiptarët. Në fakt, ka mundësi të vijë në shprehje konsensualiteti, por krejt kjo varet prej vullnetit politik”, thotë për REL Ramadani.
Nga ana tjetër, Bashkimi Demokratik për Integrim për dallim nga ciklet e kaluara zgjedhore, tani nuk përmend marrjen e njërit nga tre postet kryesore në shtet, qoftë të presidentit, kryeministrit apo kryetarit të Kuvendit.
Ndërkohë, Partia Demokratik Shqiptare e opozitës në vazhdimësi premton se pas zgjedhjeve, në rast të fitores do të angazhohet që Qeveria e re të ketë vetëm një zëvendëskryeministër me të drejtë të vetos dhe ai të jetë nga radhët e partisë shqiptare që fiton zgjedhjet.
Ekspertët thonë se premtime të tilla dëgjojnë në vazhdimësi, por që janë për retorikë zgjedhore dhe asgjë më shumë.
Profesori Mersim Maksuti thotë se partitë shqiptare flasin për postet kryesore në shtet, ndërkohë që ende nuk kanë arritur t’i mundësojnë përdorimin e shqipes nënkryetarit të Kuvendit, që aktualisht llogaritet si posti më i lartë që ata drejtojnë në institucione.
“E keqja më e madhe është se, edhe pse me Rregulloren e punës së Kuvendit lejohet që çdo përfaqësues i zgjedhur të mund të përdorë edhe gjuhën shqipe, kjo nuk ndodh nga pafuqia politike e subjektit politik në pushtet. Pra, kjo ndodh edhe pse një të drejtë të tillë e garanton Rregullorja e punës së Kuvendit”, thekson Maksuti.
Fushata elektorate mbyllet më 9 dhjetor, ndërsa zgjedhjet mbahen më 11 dhjetor ku të drejtë vote për zgjedhjen e përbërjes së re parlamentare kanë rreth 1.7 milionë qytetarë./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?
Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!