Partitë politike, kryesisht shpenzojnë shuma më të mëdha të parave për fushata zgjedhore sesa norma e përcaktuar me ligj, thonë përfaqësues të shoqërisë civile të cilat monitorojnë proceset dhe fushatat zgjedhore në Kosovë.
Sipas organizatave joqeveritare që monitorojnë aktivitetet zgjedhore, në bazë të një matje që është bërë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, subjektet pjesëmarrëse kanë shpenzuar rreth 4 milionë euro.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke u mbështetur në Ligjin për zgjedhjet ka kumtuar se subjektet pjesëmarrëse në zgjedhje nuk mund të shpenzojnë më shumë sesa 0.50 cent për votues, por që kjo vlerë tejkalohet, thotë për Radion Evropa e Lirë, Valmir Ismaili nga organizata Demokraci Plus.
“Me ligj është e përcaktuar që partitë politike të shpenzojnë 0.50 cent për votues, që i bie se mund të shpenzojnë përafërsisht deri në 900 mijë euro gjatë fushatës zgjedhore. Por, subjektet politike shpenzojnë shumë më shumë sesa që ua lejon ligji dhe kjo ndodh për shkak se nuk ka pasur sanksionime në të kaluarën për këtë çështje”, thotë Ismaili.
Ai shton se partitë politike nuk janë aspak transparente në shpenzimet që i bëjnë gjatë fushatës zgjedhore.
Në zgjedhjet e kaluara dhe në këto zgjedhje të parakohshme që pritet të mbahen, shton Ismaili, partitë politike praktikojnë edhe shpenzimin e parave nëpër rrjetet sociale. Një formë e tillë e shpenzimeve, thekson ai, nuk raportohen askund.
Për shpenzimin e të gjitha këtyre mjeteve në fushatat zgjedhore, partitë politike, thekson Ismaili, kanë donacione të shumta, por të cilat nuk raportohen se nga cilat biznese apo individë e kanë prejardhjen.
“E keqja në Kosovë është se nuk raportohen shumica e mjeteve financiare që i marrin partitë në ‘të zezën’, do të thotë, nuk raportohen pasi që kanë frikë edhe nga bizneset edhe individët se nëse ata identifikohen që e kanë përkrahur një subjekt politik dhe ai subjekt nuk fiton në të ardhmen, këto biznese dhe individë nuk do të marrin tenderë publik. Kjo rritë financimin në ‘të zezë’ (pa dokumentacion) të partive politike”, thotë ai.
Brenda një viti, partive politike të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, nga buxheti u ndahen më shumë se 4 milionë euro. Kjo shumë atyre u ndahet mbi bazën e përfaqësimit, përkatësisht të numrit të ulëseve të fituara në Kuvend për një mandat.
Drejtori i organizatës joqeveritare “Çohu”, Arton Demhasaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se përveç këtij burimi financiar, partitë politike kanë edhe burime të tjera të cilat asnjëherë nuk bëhen publike.
“Janë tri mënyra se si partitë politike i sigurojnë fondet. E para është përmes buxhetit të Kosovës, e dyta është përmes kuotave të anëtarësisë që disa parti politike i kanë, dhe e treta që është vështirë të llogaritet e që kalon përmes donacioneve të jashtme që partitë politike i marrin, qoftë nga bizneset, qoftë nga personat fizikë. Kjo është vetëm ajo që është deklaruar nga partitë politike, por ka donacione të jashtme që nuk deklarohen nga partitë politike”, thotë Demhasaj.
Edhe në raportin e fundit të Komisionit Evropian, transparenca e partive politike dhe publikimin e financave dhe shpenzimeve, ishte një nga vërejtjet të cilat janë theksuar për të gjitha shtetet aspiruese për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Muaj më parë, zyra e kryeministrit të Kosovës, pati inicuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Financimin e Partive Politike, me qëllim të rritjes së transparencës dhe luftimit të korrupsionit.
Ky projektligj ishte kundërshtuar nga përfaqësuesit e shoqërisë civile, pasi që sipas tyre, nuk siguron transparencë në publikimin e financave dhe shpenzimeve të partive politike.
Pas kundërshtimeve dhe protestave të shoqërisë civile, Qeveria e Kosovës mori vendim që të tërheqë nga Kuvendi këtë projektligj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës