Partitë pajtohen me FH-në për gjendjen e demokracisë në Maqedoninë e Veriut

Raporti i organizatës ndërkombëtare, Freedom House, mbi nivelin e demokracisë në Maqedoninë e Veriut, pasqyron si asnjëherë më parë realitetin mbi dështimin e institucioneve në luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e ligjit, vlerësojnë partitë opozitare.
Sipas tyre, raporti është i “ngjashëm me atë të Komisionit Evropian, që gjithashtu pati kritika të ashpra për gjendjen në vend”.
Raporti i publikuar më 11 prill, kritikon më së shumti ndryshimet në Kodin Penal, që pamundësuan ndjekjen dhe gjykimin e ish-zyrtarëve të përfshirë në krim të organizuar dhe korrupsion, por edhe ndjekjen e disa zyrtarëve aktualë.
Në vlerësimin për vitin 2023, prej 1 deri në 7 pikë, ku 1-shi paraqet nivelin më të ulët të përparimit demokratik dhe 7-ta më të lartin, Maqedonia e Veriut ka shënuar rënie nga 3.86 në 3.79 pikë.
“As Nikolla Gruevski [ish kryeministër] e as bashkëpunëtorët e tij më të afërt, nuk u nxorën para drejtësisë për keqpërdorimet e bëra para vitit 2017. Me ndryshimet e Kodit Penal në vitin 2023 gjendja u përkeqësua edhe më shumë, pasi u ulën dënimet për rastet shpërdorimit të detyrës nga shumë ish-zyrtarë derisa opinioni shqetësohej me skandalet korruptive fatale në shëndetësi”, thuhet në raportin e organizatës Freedom House.
Kritika të ashpra janë bërë edhe për gjyqësorin, ku Freedom House thekson se emërimet e fëmijëve dhe familjarëve të politikanëve në pozita të gjyqtarëve dhe prokurorëve, e kanë përforcuar perceptimin e opinionit për nepotizëm në gjyqësor.
Sipas raportit, Maqedonia e Veriut është radhitur në grupin e shteteve me regjime hibride.
OBRM-PDUKM-ja opozitare thotë se “me Lidhjen Social Demokrate dhe Bashkimin Demokratik për Integrim, shteti vazhdon të marrë raporte negative”.
Kjo, sipas opozitës, flet “për praninë e lartë të korrupsionit që ka përfshirë të gjitha nivelet e pushtetit. Kjo gjendje mund të përmirësohet vetëm me ndërrimin e pushtetit në zgjedhje”.
Lidhja Social Demokrate (LSDM) në pushtet pranon kritikat e raportit, se shteti nuk ka arritur t’i përmbushë pritjet e qytetarëve, por thekson se raporti është një bazë e mirë për përmirësimin e mëtejmë të punës së institucioneve.
“Është një raport real, një pasqyrim real i situatës në shtet. Është e vërtetë se nuk kemi arritur të përmbushim pritjet e qytetarëve nga viti 2017, ku u ndërrua pushteti. Ka gjëra që kemi bërë, janë disa tjera që janë në realizim e sipër, por ky raport është një bazë e mirë për punë të mëtejme”, thotë Jovan Despotovski nga LSDM-ja.
Koalicioni opozitar shqiptar VLEN, thotë se raporti i organizatës Freedom House është “shqetësues”, në veçanti kritikat që kanë të bëjmë me gjyqësorin dhe ndryshimet në Kodin Penal, që liruan nga ndjekja penale dhe ndërprenë proceset gjyqësore për dhjetëra ish-zyrtarë të akuzuar për vepra të rënda penale.
“Raporti i fundit shënon kthim prapa në sundimin e ligjit dhe luftën e korrupsionit. Të gjithë duhet të angazhohemi që të bëjmë ndërrimin në shtet. Ta largojmë korrupsionin nga pushteti, t’ia hapim derën gjeneratës së re”, thuhet në një reagim me shkrim të Arben Taravarit nga koalicioni i opozitës shqiptare.
“Korrupsioni te ne po lulëzon. Atë mund ta gjesh kudo. Standardi jetësor është në nivelin më të ulët, për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike. Liria e mediave, gjithashtu, është në gjendje të mjerueshme. Me ndryshimet në Kodin Penal, gjyqësori mori goditjen më të rëndë në historinë e tij dhe kjo ka shqetësuar jo vetëm opinionin e brendshëm, por edhe atë ndërkombëtar, që shihet nga raportet e njëpasnjëshme”, thotë Igor Janushev nga OBRM-PDUKM-ja.
“Në kushtet kur kemi rreziqe të larta për korrupsion, ndikim të fortë politik, probleme me mungesën e sundimit të ligjit, pandëshkueshmërinë, paqartësitë në rregullimin ligjor që lë hapësirë për abuzime dhe nxitje të sjelljeve korruptive, transparencë të pamjaftueshme, mungesë të mekanizmave të kontrollit në sektorin publik dhe mbi të gjitha ndërhyrje në gjyqësor, është normale të kemi raporte me kritika për punën e institucioneve”, thuhet në një reagim të Biljana Ivanovskës, ish-kryetare e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.
“Pse është e tillë sjellja e politikanëve? Sepse ata imponojnë vullnetin politik si zgjidhjen e vetme për çdo problem në shoqëri. Tashmë është krijuar një perceptim se vullneti politik është mbi zgjidhjet ligjore, gjë që është shumë e frikshme. Si mund të presim që ligji të sundojë me këtë perceptim dhe pandëshkueshmërinë? Këto janë problemet themelore që duhet të gjejnë zgjidhje. Kjo gjendje nuk do të përmirësohet pa një vullnet politik, që tani mungon”, thotë Ivanovska.
Mungesa e rezultateve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, institucionet jofunksionale sikur edhe ndërhyrjet në gjyqësor, në vazhdimësi janë kritikuar nga BE-ja dhe SHBA-të, ndërsa Uashingtoni ka përfshirë në listën e zezë shumë zyrtarë të dyshuar për keqpërdorim të detyrës dhe aferave të ndryshme korruptive.
Në përgjithësi, Freedom House ka thënë se prej 29 vendeve të analizuara prej Evropës Qendrore e deri te Azia Qendrore, 10 kanë shënuar rënie, ndërsa vetëm pesë kanë shënuar përparim.
Organizata ndërkombëtare e bën vlerësimin për nivelin e demokratizimit të vendeve të këtij rajoni prej vitit 1995 dhe e kategorizon secilin vend në bazë të llojit të regjimit.
Për të 20-tin vit me radhë, Freedom House ka regjistruar rënie të nivelit të demokratizimit në rajonin që vëzhgon./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Edhe një premtim për trenin e shpejtë brenda Shkupit

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në ‘Instagramin’ e grupit terrorist ‘Brigada e Veriut’

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës