LAJMI I FUNDIT:

Partitë pa qëndrim të qartë për postin e presidentit – kërkohet konsensus i gjerë politik

Partitë pa qëndrim të qartë për postin e presidentit – kërkohet konsensus i gjerë politik

Mandati i presidentit aktual të vendit përfundon në muajin prill të vitit të ardhshëm.

Ndonëse presidenti Hashim Thaçi ka mandat edhe pesë muaj, partitë politike kanë aktualizuar këtë temë duke lënë të hapur mundësinë që posti i presidentit të jetë pjesë e pazareve të tyre politike.

Megjithatë asnjëra prej partive politike nuk kanë një qëndrim të qartë se si mund të zgjidhet kjo çështje për të cilën kërkohet konsensus i gjerë politik.


I pari që haptas ka shprehur ambiciet për president të vendit ka qenë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili pretendon se ky post duhet të diskutohet edhe brenda partnerëve të koalicionit aktual qeverisës.

Por LDK nuk është e gatshme të flas për këtë temë në këtë fazë ani pse e respekton të drejtën e secilit për të shfaqur ambiciet për president.

Ndonëse zyrtarë të lartë të PDK-së kanë thënë se janë të gatshëm të bëhen pjesë e kësaj qeverie nëse PDK merr postin e presidentit ose kryeministrit, deputeti Bekim Haxhiu thotë se tema e presidentit nuk është në rend dite.

Për zgjedhjen e presidentit të vendit kërkohet shumica e votave të deputetëve të cilat koalicioni aktual nuk i ka, prandaj kërkohet një konsensus edhe me opozitën.

VV thotë se nuk bëhet pjesë e pazareve për postin e presidentit.

Në trend Lajme

Më shumë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Drejtësi
Kalo në kategori