LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti holandez bllokon negociatat me Shqipërinë, por jo edhe me Maqedoninë

Parlamenti holandez bllokon negociatat me Shqipërinë, por jo edhe me Maqedoninë

Parlamenti holandez mbrëmë është prononcuar kundër hapjes së negociatave me BE-në për Shqipërinë, por e refuzoi rezolutën e njëjtë që ka të bëjë me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Parlamenti në Holandë dje votoi për katër rezoluta të lidhura për zgjerimin e BE-së, por vetëm ajo kundër Shqipërisë mori shumicë të votave, përfshirë edhe nga partitë në pushtet, me 105 voza nga gjithsej 150 deputetë në Parlament, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rezoluta kërkon të mos hapen negociatat me Tiranën në vitin 2019 para së gjithash për shkak të progresit të pamjaftueshëm në pjesën e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Qeveria holandeze e ndan këtë mendim. Sipas ministrit të tyre të Punëve të Jashtme, Stef Blok, hapja e negociatave inkuadruese me Shqipërinë është vendim i përshpejtuar.


Rezoluta për Maqedoninë e Veriut përmes së cilës disa deputetë holandezë kanë kërkuar gjithashtu të bllokohen negociatat me vendin tonë ishte refuzuar nga shumica në Parlamentin holandez.

Kjo paraqet një hap të parë të mundshëm ndaj ndarjes së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Këshillin e BE-së, nëse Holanda si vend anëtare e BE-së kërkon nga Këshilli ta miratojë qasjen e këtillë dhe gjatë vendimmarrjes për pakon Shqipëri-Maqedoni më 18 qershor në Luksemburg, apo në takimin e ardhshëm nga fundi i korrikut në Bruksel./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Kronika e Zezë
A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Politikë
Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Siguri
Kalo në kategori