LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti Evropian miraton mekanizmat për vizat–Kosova të përmbushë kushtet

Parlamenti Evropian miraton mekanizmat për vizat–Kosova të përmbushë kushtet

Parlamenti Evropian ka votuar sot në favor të miratimit të mekanizmave për suspendimin e liberalizimit e vizave për shtetet të cilat gëzojnë këtë mundësi në raste të keqpërdorimeve të lëvizjes pa viza apo të rrezikut nga migrimi masiv.

Me këto mekanizma, që pritet të hynë në fuqi së shpejti, shtetet anëtare do ta kenë më të lehtë te rivendosin vizat me një procedurë shumë më të shpejtë.

Ndër arsyet për suspendimin e të drejtës për udhëtim pa viza përfshihet rritja e madhe e numrit të azilkërkuesve të pa bazë, rritja e numrit të atyre që nuk u lejohet hyrja apo e atyre të cilët tejkalojnë afatet kohore të qëndrimit në vendet e BE-së, ulja e nivelit të bashkëpunimit në riatdhesim, rritje domethënëse e shkallës së refuzimit të kërkesave për riatdhesim, dhe rritja e rrezikut për sigurinë e brendshme të shteteve anëtare.


Por, në tekstin e vendimit të Parlamentit, i cili duhet formalisht të miratohet edhe nga Këshilli i BE-së, kërkohet që suspendimi eventual të jetë i bazuar në dëshmi konkrete dhe objektive.

Mekanizmat e suspendimit do të vlejnë për të gjitha vendet që janë të përfshira në liberalizimin e vizave, sikur edhe për ato që do të përfshihen në të ardhmen, përfshirë edhe Kosovën.

Vizat do të mund të rivendosen fillimisht për një periudhë tremujore me notifikim nga këto vende në Komisionin Evropian apo me shumicën e thjeshtë të votave të shteteve anëtare. Pastaj do të mund të vazhdohen edhe për periudha shtesë, në rast të ekzistimit të arsyeve objektive.

Miratimi i mekanizmave pezullues pritet të mundësojë avancimin e vendimeve për heqjen përfundimtare të vizave për shtetasit e Gjeorgjisë dhe Ukrainës, vende këto të cilat sipas vlerësimit të BE-së i kanë përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme.

Për Gjeorgjinë pritet të votohet në Parlamentin Evropian në seancë plenare në janar, ndërsa për Ukrainën në muajin shkurt, pasi të kenë hyrë në fuqi mekanizmat e miratuara sot.

Kosova, sipas BE-së, duhet ende për përmbushë edhe dy kritere në mënyrë që BE-ja të merret me procedurën e liberalizimit të vizave. Kjo u konfirmua edhe një herë këtë javë në deklaratën e Presidencës Sllovake të BE-së e cila u publikua në mungesë të konkluzave të Këshillit të BE-së, për miratimin e të cilave nuk pati konsensus në takimin e të martës.

Nga Kosova u kërkua edhe një herë që të ratifikojë Marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e zi dhe të vazhdojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Pa përmbushjen e këtyre kushteve nga Kosova, thonë në BE, nuk do të ketë ecje përpara në proces. /REL/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori