LAJMI I FUNDIT:

Parkon automjetin, mbi të fqinjit!

Parkon automjetin, mbi të fqinjit!

Një vozitëse britanike me Mercedesin e saj automatik me vlerë prej afro 20.000 eurosh e ka shkelur gazin në vend të frenave dhe ka përfunduar mbi automjetin e fqinjit të tipit Chrysler të parkuar para shtëpisë së saj në qytetin britanik Ashtead, shkruan e përditshmja Telegraph.

Pronarin e Chryslerit, Robert Den-Hartog, mësues në shkollën fillore, e ka zgjuar nga gjumi një zhurmë e pazakontë, për të zbuluar se automjeti i tij i parkuar me vlerë prej mbi 10.000 euro, është tërësisht i shkatërruar. Ai menjëherë ka thirrur policinë.

Den-Hartog i cili jeton me bashkëshorten e tij Claire nuk ka mundur tu besoj syve të vet: “Gruaja ime dhe unë sapo ishim shtrirë, diç më herët se ora 11 e natës. Veçmë më kishte kapluar gjumi kur të dyve na zgjoi një zhurmë shumë e fuqishme. U nervozova shumë sepse tani më duhet të kërkojë një automjet të ri, ky më nuk ka gjasa të rregullohet!”