LAJMI I FUNDIT:

Parashutisti ukrainas e godet me predhë dronin rus, e shkatërron në ajër

Parashutisti ukrainas e godet me predhë dronin rus, e shkatërron në ajër

Një pjesëtarë i njësisë së parashutistëve të ushtrisë ukrainase, është filmuar duke shkatërruar një dron rus në qiell, të cilin e goditi me predhë nga mortaja Starstreak.

Ai shihet fillimisht duke e kërkuar dronin dhe pasi e fut në kryqin e kuq të ekranit, përmes të cilit e monitoronte, shkrep predhën e cila e godet në ajër dronin, transmeton Telegrafi.

Në videon amatore, shihet droni duke shpërthyer në qiell, kurse ukrainasi që e rrëzoi thuhet se deri më tani ka arritur të rrëzojë me dhjetëra dronë të tillë si dhe një helikopter e dy aeroplanë të Moskës.


Bëhet fjalë për një student të fakultetit të inxhinierisë, për të cilin thonë se është bërë njëri nga luftëtarët më të shquar në luftën kundër rusëve.

E pamje të tilla po publikohen pothuajse çdo ditë, ku po shfaqen ukrainasit si “arrë e fortë” për rusët që kanë menduar se do të arrijnë t’i pushtojnë për pak ditë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Më në fund dihet se çfarë po planifikon Izraeli në Siri - Netanyahu zbardh planin para ushtrisë

Më në fund dihet se çfarë po planifikon Izraeli në Siri - Netanyahu zbardh planin para ushtrisë

Azia
Trump: Gati kemi marrëveshje për mineralet ukrainase, Zelensky vjen në Uashington

Trump: Gati kemi marrëveshje për mineralet ukrainase, Zelensky vjen në Uashington

Amerika
Tragjedia shmanget në sekondën e fundit në Chicago - aeroplani privat hyri pa autorizim në pistë, aeroplani me pasagjerë gati sa nuk u përplas me të

Tragjedia shmanget në sekondën e fundit në Chicago - aeroplani privat hyri pa autorizim në pistë, aeroplani me pasagjerë gati sa nuk u përplas me të

Amerika
Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Evropa
Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Amerika
Babai vret të birin pesëvjeçar dhe të bijën dyvjeçare - pastaj kryen vetëvrasje në Neumark të Gjermanisë

Babai vret të birin pesëvjeçar dhe të bijën dyvjeçare - pastaj kryen vetëvrasje në Neumark të Gjermanisë

Evropa
Kalo në kategori