LAJMI I FUNDIT:

Parashutistët turq ngecin në kabllo dhe bien në tokë, njëri humb jetën tjetri në gjendje kritike – kalimtari i rastit filmon momentin rrëqethës (Video, +18)

Parashutistët turq ngecin në kabllo dhe bien në tokë, njëri humb jetën tjetri në gjendje kritike – kalimtari i rastit filmon momentin rrëqethës (Video, +18)

Një parashutist ka mbetur i vdekur në vend dhe një tjetër është në gjendje kritike, kur parashuta u kap në një kabllo dhe me pas u përplasën në asfalt.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në pjesën veriore të Turqisë, ku erërat e forta bënë që parashuta e parashutistit që punonte si instruktorë dhe që kishte të lidhur me litar një person tjetër që po hidhej për herë të parë, të përfundojnë në kabllo dhe të bien në asfalt, transmeton Telegrafi.

Sipas mediave lokale, instruktori Huseyin Ilhan ka vdekur nga plagët e marra në kokë, derisa parashutisti tjetër Even Salci është ende në gjendje kritike.


Incidenti është filmuar nga një kalimtar rasti ku shihet se si parashutistët ngecin në një kabllo dhe më pas bien në tokë. Edhe pse u dërguan me urgjencë në spitalin Ordy, Ilham është shpallur i vdekur e gjendja shëndetësore e Salci vazhdon të mbetet kritike.

Sipas mediave lokale, Ilhan më herë ishte përfshirë në dy incidente tjera me parashutë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
A mundet SHBA-ja t'ia

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Amerika
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Botë
Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Amerika
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kalo në kategori