LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme: Vazhdon acari

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme: Vazhdon acari

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që nga e nesërmja (e hënë) e deri të mërkurën, vendi do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me origjinë polare.

Nga pasditja e së mërkurës pritet të vijnë masat e ajrit nga ana e jugperëndimit të cilat do të zbusin këtë gjendje të acarit.


Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -22 deri -17 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet -11 deri në 1 gradë Celsius.

Reshje bore të intensitetit të dobët vende-vende do të ketë ditën e hënë dhe të martën.

Shtypja atmosferike do të mbetet mbi vlerat e normales. Temperaturat më të ulëta parashihen të jenë të mërkurën. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi deri në 6m/s. /Telegrafi/