LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi: Crystal Palace – Manchester United

Parashikimi: Crystal Palace – Manchester United

Manchester United do të mundohet të shënojë edhe fitoren e dytë rresht në Ligën Premier ndërsa Crystal Palace do të kërkojë të realizojë fitoren e dytë në gjashtë ndeshjet e fundit.

Vendi: Selhurst Park
Koha: 13 dhjetor (e martë), 21:00


Manchester United
Henrikh Mkhitaryan ka pësuar një dëmtim në kyçin e këmbës në fitoren 1-0 ndaj Tottenhamit dhe pritet mos paraqitet në takimin kundër Palace. Jesse Lingard, Juan Mata dhe Marcus Rashford mund të startojnë që prej minutës së parë të takimit.
Antonio Valencia është i suspenduar pasi morri kartonin e pestë të verdhë të dielën, e cila gjë i ka shkaktuar probleme Jose Mourinhos në krahun e djathtë. Luke Shaw ende është në dyshim, Ashley Young ose Tim Fosu-Mensah mund të zëvendësojnë Valencian.
Eric Bailly u la çuditërisht në stol gjatë fundjavës, por mund të startojë në ndeshjen kundër sulmuesit Christian Benteke, i cili deri në momentin e fundit nuk dihet nëse do të luajë.

Formacionet e mundshme: Crystal Palace-Manchester United
Lexo po ashtu Formacionet e mundshme: Crystal Palace-Manchester United

Crystal Palace
Jason Puncheon nuk do të luajë shkaku i kartonit të kuq dhe dhe kjo do të thotë se Yohan Cabaye do të mund të startojë prej minutës së parë kundër Unitedit.
James Tomkins nuk ka arrit të rikuperohet dhe me gjasë do të humbas përballjen me United, ndërsa në fushë mund ta shohim Martin Kellyn.
Pape Soaure, Connor Wickham dhe Steve Mandanda janë të lënduar, ndërkohë që Loic Remy ka filluar stërvitjet në palestër.

Top Lojtarët

A e dini se…
Në stadiumin e Crystal Palace janë parë më shumë se 2 gola në shtatë ndeshjet e fundit në Ligën Premier.
Crystal Palace ka shënuar më pak se dy gola në 8 ndeshjet e fundit kundër Man Utd në të gjitha garat.
Por, Palace ka shënuar të paktën 3 gola në 3 ndeshjet e fundit të Ligës Premier.
Man Utd janë të pamposhtur në 11 ndeshjet e fundit kundër Crystal Palace në të gjitha garat.
Në katër ndeshjet e fundit të Ligës Premier të United nuk janë shënuar më tepër se 2 gola.
Crystal Palace ka pranuar së paku 2 gola në 6 ndeshjet e fundit të Ligë s Premier.
Man Utd janë të pamposhtur në 6 ndeshjet e fundit të Ligës Premier.


Analiza

Manchester United nuk i ka arritur dy fitore rresht në të gjitha garat prej shtatorit të këtij viti. Djajtë e Kuq janë vetëm gjashtë pikë prapa vendit të katërt që i mundëson një vend në Ligën e Kampionëve.
Crystal Palace janë të pamposhtur në dy ndeshjet e fundit, por janë katër pikë larg vendit të fundit të tabelës së Ligës Premier.
Alan Pardew do të ketë ndeshje të vështira edhe javët në vazhdim pasi do të përballet me Chelsean dhe Arsenalin.

Parashikimi: Crystal Palace 1-2 Manchest United

Në trend Sport

Më shumë
Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandën në Ligën e Kombeve

Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandën në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve

Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve

Përfaqësueset

"Kosova kundërshtar i vështirë, por duam të qëndrojmë në Ligën B" - përzgjedhësi i Islandës flet pas shortit

Përfaqësueset
Interi identifikon trashëgimtarin e mundshëm të Calhanoglut

Interi identifikon trashëgimtarin e mundshëm të Calhanoglut

Serie A
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Ndërkombëtare
Kalo në kategori