Arsenali do të jetë mysafirë i skuadrës së Evertonit, e cila në pesë xhirot e fundit nuk ka asnjë fitore. Natyrisht, përballja e këtyre dy ekipeve do të jetë një ndeshje shumë e fortë.
Vendi: Godison Park, Liverpool
Koha: 13 dhjetor (e martë), 20:45
Arsenal
Arsene Wenger do të mundohet të realizojë edhe fitoren e radhës në mënyrë që të mos largohet prej kreut të tabelës. Trajneri francez nuk do ta ketë në dispozicion mbrojtësin më në formë Shkodran Mustafin, i cili pësoi lëndim kundër Stoke Cityt dhe pritet të mungojë mbi një muaj.
Mbrojtësin shqiptar pritet ta zëvendësoj gjiganti gjerman Per Mertesacker, i cili është kthyer në stërvitje pas një mungese tetë mujore.
Hector Bellerin pritet të startojë prej minutës së parë për dallim kur u inkuadrua me rastin e lëndimit të Mustafit. Nuk përjashtohet mundësia që në qendër të mbrojtjes të jetë dyshja Laurent Koscielny dhe Gabriel Paulista.
Edhe Granit Xhaka pas një paraqitje të mirë kundër Stoke Cityt, megjithëse shkaktoi penalti, pritet të luajë edhe kundër Evertonit.
Everton
Ronald Koeman nuk i ka punët mirë në kampionatin anglez dhe rrezikon të shkarkohet. E gjithë kjo pasi në pesë ndeshjet e fundit skuadra e kaltër ka marrë dy pikë prej 15 të mundshmeve.
Holandezi nuk do ta ketë në dispozicion mbrojtësin boshnjak Muhamed Besic, i cili është parë si zëvendësues ideal për të transferuarin në Manchester City, John Stones. Por, Yannick Bolasie mund të paraqitet për disa minuta në fushë pasi ka kaluar lëndimin e marrë kohë më parë.
Top Lojtarët
A e dini se?
Arsenal është i pamposhtur në 14 ndeshjet e fundit në Ligën Premier.
Arsenal ka shënuar gola në dy pjesë në katër ndeshjet e fundit në të gjitha garat kundër Evertonit.
Arsenal nuk janë mposhtur në 19 nga 20 ndeshjet e fundit kundër Evertonit.
Everton është i pamposhtur në dhjetë ndeshjet e fundit në shtëpi.
Janë realizuar më pak se 2.5 gola në 7 ndeshjet e fundit kur Evertoni ka luajtur si vendas në Ligën Premier.
Arsenal ka shënuar të paktën 2 gola në 5 ndeshjet e fundit kundër Evertonit.
Analiza
Arsenali është në formë të mirë ku ka shënuar 11 gola në tre ndeshjet e fundit. Ata do të kenë rastin të ngjiten në maje të Ligës Premier nëse fitojnë me dy gola epërsi kundër Evertonit.
Arsenal ka shënuar të paktën tre gola në 3 ndeshjet e fundit në Ligën Premier.
Everton do të mundohet të rikthehet te rezultatet pozitive pas pesë ndeshjeve pa fitore. Skuadra e kaltër ka shënuar pesë gola në pesë ndeshjet e fundit, ku skuadra e Godison Park ka arkëtuar vetëm dy pikë. Por, ata janë të pamposhtur si vendas në dhjetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
Parashikimi: Everton 1-2 Arsenal
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllet dueli i tetë golave: Atletico Madridi tronditi Barcelonën në sekondat e fundit

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

Benzema zbulon misionin që i vendosi vetes pas kalimit tronditës të Ronaldos tek Juventusi

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe