LAJMI I FUNDIT:

Parashikim, analizë, statistika dhe formacionet mundshme: Manchester City – PSG

Parashikim, analizë, statistika dhe formacionet mundshme: Manchester City – PSG

Manchester City është nikoqir i Paris Saint-Germain për takimin e dytë gjysmëfinal në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë e luajtur në Parkun e Princave kishte përfunduar 2-1 në të mirë të Ciitzens, me këta të fundit që mirëpresin anën franceze nga ora 21:00 në stadiumin Etihad.

Për këtë sfidë, Pep Guardiola do t’i ketë të gjithë lojtarët në dispozicion dhe shpreson të kalojë në finale, duke marrë parasysh përparësinë nga sfida e parë.


Foto: WhoScored

Në anën tjetër, Mauricio Pochettino nuk mund të llogarisë në Juan Bernat që është i lënduar, Idrissa Guyese i ndëshkuar me karton të kuq dhe nuk dihet nëse Kylian Mbappe do të luajë nga fillimi.

Analizë

Nuk është era e parë që Manchester City ka skuadrën e plotë në këtë sezon, derisa ata përgatiten që të mirëpresin PSG-në.

Guardiola ka bërë ndryshime në formacion në fitoren ndaj Crystal Palaces në funajvën që shkoi, duke i pushuar disa nga lojtarët kryesorë.

Në anën tjetër, PSG do të ketë shumë punë për të bërë, derisa nuk dihet nëse Mbappe do të luajë nga fillimi edhe pse është përfshirë në listë.

Skuadrës franceze i duhet një plan maestral për të mposhtur Cityn, pasi nga takimi i parë nuk kanë shfaqur shumë.

Nëse Mbappe nuk luan, atëherë Mauro Icardi do të zë vendin e tij, ndoshta Pochettino mund të fus edhe Julian Draxler.

Statistika

Manchester City ka fituar gjashtë ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

Citizens kanë shënuar së paku dy gola në gjashtë ndeshjet e tyre të fundit në garën më të madhe për klube në Evropë.

Janë shënuar mbi një mesatare prej 2.5 golave nga tre takimet e fundit të skuadrës angleze në Ligën e Kampionëve.

Parashikimi: Nga takimi i dytë vlerësohet se City do të fitojë po edhe këtu me një gol dallim.

Formacioni i mundshëm i Manchester Cityt:Ederson, Zinchenko, Dias, Stones, Walker, Silva, Rodrigo, Gudogan, Foden, Mahrez, De Bruyne.

Formacioni i mundshëm i PSG-së: Navas, Florenzi, Marquinhos, Kimpebe, Bakker, Paredes, Herrera, Neymar, Verratti, Di Maria, Icardi. /Telegrafi/

Foto: WhoScored

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Premier League
Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

La Liga
Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Premier League
Mesfushori i Arsenalit do të largohet falas në verë, Barcelona dhe dy klube tjera e duan atë

Mesfushori i Arsenalit do të largohet falas në verë, Barcelona dhe dy klube tjera e duan atë

Premier League
Sesko para transferimit të karrierës së tij, do të kushtojë 80 milionë euro

Sesko para transferimit të karrierës së tij, do të kushtojë 80 milionë euro

Ndërkombëtare
Dembele konsiderohet si pretendentë serioz për Topin e Artë, përpara treshes së Barcelonës

Dembele konsiderohet si pretendentë serioz për Topin e Artë, përpara treshes së Barcelonës

Ndërkombëtare
Kalo në kategori