LAJMI I FUNDIT:

Paqja në Afganistan, amerikanët bien dakord me talebanët për draftmarrëveshjen

Paqja në Afganistan, amerikanët bien dakord me talebanët për draftmarrëveshjen

Negociatorët amerikanë dhe përfaqësues të talebanëve kanë rënë dakord mbi draftin e marrëveshjes së paqes, që kërkon t’i japë fund konfliktit 17-vjeçar në Afganistan.

Gjashtë ditë bisedime zhvilluan amerikanët me militantët afganë në Katar, javën e kaluar, përcjell tch.

Presidenti i Afganistanit kishte drejtuar një apel të ri për negociata të drejtpërdrejta me grupin islamik, por deri tani ishte refuzuar, ndërsa ekzekutivi i tij cilësohej një “qeveri kukull”.


Grupi, që ka sunduar vendin nga viti 1996 deri në 2001-shin, mbetet forca kryesore rebele atje.
Qeverisja e tyre mori fund pas pushtimit të Afganistanit nga Shtetet e Bashkuara, në vazhdën e sulmeve të 11 shtatorit. Al Kaeda përdori pikërisht shtetin e varfër, si bazë për të organizuar goditjen e Amerikës në zemër të saj.

Kjo e fundit konsiderohet një arritje domethënëse, megjithatë, analistët mendojnë se mund të duhen vite përpara se të vuloset një marrëveshje e qenësishme paqeje.

Administrata e Donald Trumpit po shikon mundësinë e tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani, ndërsa talebanët kanë dhënë në këmbim garanci, se asnjë grup ndërkombëtar terrorist nuk do të lejohet të përdorë terrenin afgan për të kërcënuar në të ardhmen Amerikën, apo vende të tjera.

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Botë
Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin

Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin

Azia
Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Amerika
Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Botë
Duhet bërë diçka të ngjashme si në Kosovë, thotë presidenti finlandez për Ukrainën

Duhet bërë diçka të ngjashme si në Kosovë, thotë presidenti finlandez për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori