LAJMI I FUNDIT:

Papunësia sfidë që duhet tejkaluar

Papunësia sfidë që duhet tejkaluar

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli me disa nga deputetet e Kuvendit, kanë vizituar të martën Komunën e Drenasit ku janë pritur nga i pari i Komunës, Nexhat Demaku.

Kryetari Demaku gjatë takimit që ka pasur me kreun e legjislativit të Kosovës, Kadri Veseli e ka njoftuar për të arriturat e Komunës në zhvillimin ekonomik, administratën komunale, për shëndetësi, arsim, bujqësi e fusha të tjera.

Ai ka njoftuar Veseli për zhvillimet ekonomike e bujqësore dhe projektet e bashkëfinancuara me nivelin qendror dhe problemet.


“Në zhvillimet ekonomike të Komunës, është Parku i Biznesit në të cilin janë vendosur rreth 40 biznese prodhuese dhe është model i një zhvillimi ekonomik ku gjenerojnë qindra vende të punës dhe jemi në fazën finale të krijimit të zonës ekonomike që është përballë Parkut të Biznesit ku kanë shprehur deri më tani interesimin dhjetëra ndërmarrje të mëdha ndërkombëtare e vendore që të krijojnë biznes në atë pjesë që lidhet me autostradën e kombit, ku do të krijojnë qindra vende të punës”, ka thënë kryetari i Drenasit Nexhat Demaku.

Ndërsa kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se qëllimi i kësaj vizite është që të shohin nga afër problemet, sfidat dhe të arriturat e pushteteve komunale, ndërsa në fokus ka thënë se është zbutja e papunësisë në Kosovë.

“Papunësia në vend është një sfidë e cila duhet tejkaluar dhe është njëra ndër prioritetet kryesore të vendit dhe këtë mund të arrijmë me krijimin e bizneseve të vogla dhe të mesme dhe lehtësirave që mund t’i ofrojmë për të gjeneruar vende të reja të punës”, ka thënë Veseli dhe ka përgëzuar Komunën e Drenasit me krijimin e lehtësirave për bizneset në Parkun e Biznesit dhe krijimin e zonës ekonomike përballë tij. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?

Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?

Ekonomi
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Kalo në kategori