Tetë vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, papunësia sipas të dhënave zyrtare thuhet se ka shënuar rënie, kurse në realitet ky mbetet shqetësimi dhe problemi kryesor i qytetarëve.
Në vitin 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë e saj, mbi 43 për qind ka qenë shkalla e papunësisë, ndërkaq pjesa më e madhe e të papunëve kanë qenë të rinjtë.
Që nga ajo periudhë, statistikat zyrtare nuk ndryshojnë shumë, ku sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2014, thuhet se shkalla e papunësisë është 35.8 për qind.
Mbi 61 për qind e të papunëve janë të moshës prej 16 deri në 24 vjeç.
Por, këto shifra vazhdimisht kanë qenë dyshuese apo edhe të manipuluara për Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës. Sipas të dhënave të kësaj sindikata shkalla e papunësisë ka qenë dhe mbetet mbi 50 për qind.
Nënkryetari i kësaj sindikate, Alush Sejdiu, shprehet se procesi i privatizimit ka rritur shkallën e papunësisë. Ndërkaq, në periudhën prej pavarësisë, autoritetet kompetente, sipas tij, nuk kanë pasur plane konkrete për krijimin e vendeve të reja të punës.
“Problemi qëndron se nuk kemi strukturim të ekonomisë, nuk kemi plan strategjik për zhvillimin ekonomik, nuk kemi plan strategjik për zhvillimin dhe mbështetjen e sektorëve të cilët do të krijojnë vende të reja të punës, sidomos sektori i bujqësisë, edhe pse kohëve të fundit ka një përmirësim”, thotë Sejdiu
Papunësia mbetet me të njëjtat shifra si para shpalljes së pavarësisë dhe pas saj, thonë edhe ekspertë për çështje ekonomike.
Drejtori ekzekutiv i Institutit për Hulumtime të Avancuara, (GAP) Agron Demi, duke iu referuar statistikave të Agjencisë së Statistikave, shprehet se nuk ka vende të reja të punës, por ka ndërrim të metodologjisë për për llogaritjen e papunësisë.
“Agjencia e Statistikave të Kosovës ka ndërruar metodologjinë dhe në bazë të metodologjisë së re, shkalla e papunësisë është 35 për qind. Por, nëse do të përdorej metodologjia e vjetër, ashtu siç ka qenë deri në vitin 2009, niveli i papunësisë do të ishte 45 për qind”.
“Do të thotë se edhe pas shpalljes së pavarësisë, edhe pas marrjes së kompetencave nga institucionet vendore, edhe pas disa vitesh pritje dhe premtimeve se pas shpalljes së pavarësisë gjithçka do të jetë më mirë, prap niveli i papunësisë mbetet i njëjtë”, ka thënë Demi për Radion Evropa e Lirë.
Demi madje tregon se ekzistojnë faktorë të shumtë të cilët kanë ndikuar në mosarritjen e krijimit të vendeve të reja të punës.
“Në rend të parë Kosova është vend i vogël me një ekonomi të pazhvilluar, pastaj anëtarësimi në organizatat për tregti të lirë, ka bërë që prodhimi vendor të vuajë nga konkurrenca jo e drejtë nga vendet tjera”.
“Problem tjetër është kualiteti i edukimit. Kosova po përgatit kuadro të cilat janë të kualifikuar për punë publike apo punë në zyre, por, jo kuadro të cilat janë të afta për vende të punës që krijojnë zhvillim ekonomik, për shembull inxhinier apo fusha tjera teknike”.
Si pasojë e shkallës së lartë të papunësisë në Kosovë në nivel të lartë paraqitet edhe varfëria. Sipas statistikave zyrtare për vitin 2011, varfëria e përgjithshme është afër 30 për qind, kurse varfëria ekstreme është 10 për qind. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kontrata kolektive ‘përplas’ sindikatat me pushtetin
IPKO mbështet edicionin e 13-të të konferencës më të madhe në rajon për teknologji – KosICT
IPKO vetëdijeson dhe mbështet komunitetin në kuadër të fushatës “Së bashku kundër kancerit” përmes aktiviteteve në Prishtina Mall
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp