LAJMI I FUNDIT:

Papën e zuri gjumi gjatë meshës

Papën e zuri gjumi gjatë meshës

Kjo nuk është asgjë e pazakontë, por gjithsesi nuk pritej prej vetë Papës. Kreu i kishës katolike Benedikti XVI gjatë meshës të së dielës në Malta është xhiruar duke dremitur.

Peshkopi Guidu Marin, i cili ishte ulur në anën e djathtë të tij, nuk i mbeti asgjë tjetër përveç se ta zgjojë Papën nga gjumi, shkruan “Huffington Post”.

Papa 83 vjeçar ditët e fundit ka pasur një agjendë të ngjeshur, dhe nuk është çudi që i ka mbyllur sytë për disa sekonda. /Telegrafi/