LAJMI I FUNDIT:

Papagalli spiun shpëton dilerët e drogës

Papagalli spiun shpëton dilerët e drogës

Në një incident bizar, një papagall është arrestuar dhe burgosur i akuzuar se ka ndihmuar trafikantët e drogës të arratisen! Sipas gazetës kolumbiane “El Heraldo” incidenti ka ndodhur kur pas një thirrje anonime rreth 300 policë kishin rrethuar shtëpinë e një dileri droge.

Policia duket se nuk ishte fshehur mirë pasi papagalli i kishte vërejtur, i stërvitur special për të lajmëruar banorët e shtëpisë për rreziqet e mundshme. Kur dilerët e dëgjuan zërin e papagallit “ikni, ikni ose do të ju hajë macja”, ikën nga policia.

Papagalli inteligjent Lorenzo dy ditë qëndroi në burg, ndërsa më pas i është dorëzuar një shoqate për mbrojtjen e kafshëve. /Telegrafi/